Shprehitë të cilat jua humbin respektin në vendin e punës

Life style

Shprehitë të cilat jua humbin respektin në vendin e punës

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Adoptimi në një vend të punës mund të mos jetë gjë e lehtë për çdo person. Përveç adoptimit, shumë njerëz i kanë disa shprehi të caktuara (ndoshta për një kohë shumë të gjata) e të cilat ndikojnë që ta humbasin respektin nga kolegët.

Në mënyrë që të mos e humbni respektin, ndiqni këshillat e mëposhtme.

Ndarja e tepërt e informacioneve personale

Ndarja e shumë detajeve apo informacioneve personale me të gjithë njerëzit e punës, mund të bëjnë që të lini përshtypjen e narcisistit dhe të dukeni sikurse keni nevojë për vëmendje.

Gjithmonë duhet t’i lini njerëzit të dëshirojnë të dinë më shumë rreth juve dhe nuk është nevoja të tregoni krejt historinë e jetës brenda gjysmë ore.

Ankoheni

Është në rregull të keni një ambient të punës ku shprehja e gjërave që ju pengojnë mirëpriten dhe inkurajohen. Mirëpo, disa njerëz ankohen për gjithçka dhe pa ndonjë justifikim të mirë.

Prandaj, mos lini që sjellja e keqe apo një ditë e keqe të ndikojnë në mënyrën se si të shohin kolegët e punës.

Gënjeshtra dhe vjedhja

Sjelljet e vogla që nuk janë etike, si gënjeshtra apo marrja e gjërave që nuk ju takojnë, bën që t’i prishini marrëdhëniet me kolegët e punës. Keni kujdes!

Vonesa

Qoftë nëse vonoheni për punë apo në takime, njerëzit lodhen duke pritur dhe fillojnë të mendojnë se jeni egoist, i pa organizuar dhe nuk keni respekt për kohën e tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat