Fëmijët e dytë janë më të prirë të përfundojnë në burg dhe të suspendohen nga shkolla

Life style

Fëmijët e dytë janë më të prirë të përfundojnë në burg dhe të suspendohen nga shkolla

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

Fëmijët e dytë janë më problematikë, thotë shkenca

Fëmija i parë mund të jetë më inteligjent, por fëmijët e dytë i përdorin sherret dhe dinakëritë për t’u hakmarrë.

Po pra, këtë e ka konfirmuar edhe një studim, i cili thotë se fëmija i dytë priret të jetë më problematik sesa i pari – e në veçanti nëse është djalë!

Hulumtuesit kanë mbledhur të dhënat e mijëra vëllezërve në Danimarkë dhe në SHBA, dhe ka zbuluar se fëmijët e dytë janë 20 deri në 40 për qind më të prirë të kenë probleme në shkollë dhe të futen në sistemin e drejtësisë kriminale.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme sa u përket fëmijëve të dytë! Siç duket ata janë shumë më të prirë të përfundojnë në burg, të suspendohen në shkollë dhe të bëjnë sherre tjera”, ka shkruar udhëheqësi i këtij studimi, John Doyle.

Vlen të ceket se këto të dhëna nuk aplikohen te gjithsecili, sepse analizat janë përqendruar vetëm në Danimarkë dhe SHBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat