Mosha kur fëmijët fillojnë të mendojnë për seksin – Si do të duhej të reagonin prindërit

Life style

Mosha kur fëmijët fillojnë të mendojnë për seksin – Si do të duhej të reagonin prindërit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 21:22
Ilustrim

Shumica e prindërve mendojnë që fëmijët po rriten shumë shpejt dhe derisa i vërejnë ata, fëmijët tashmë janë të interesuar për seks.

Për shumicën e prindërve është plotësisht e pakuptueshme se si fëmijët e tyre janë bërë aq shpejt të vetëdijshëm për seksualitetin e vet dhe ndodh “tërmet” i vërtetë kur zbulojnë që fëmijët masturbojnë.

Prandaj shtrohet pyetja se si të reagohet kur fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjenitalet e veta dhe se si prekja e tyre mund të jetë shumë e këndshme.

Fëmijët këtë e zbulojnë që nga mosha gjashtë vjeç, mirëpo diskutimet zakonisht bëhen rreth djelmoshave dhe vajzave të moshës 10 deri në 13 vjeç.

Disa prindër bisedojnë me fëmijët e tyre dhe shpesh ngrenë bisedën për respektimin e privatësisë së tyre dhe për trokitjen e obligueshme në derë para se të hyjnë në dhomë.

Një nënë ka shkruar se si ajo u ka lejuar fëmijëve të vet që të preken, duke i obliguar që pastaj t’i lajnë duart por dhe nuk do të përdorin kurrfarë objektesh me rastin e masturbimit, por vetëm duart.

Prindërit ndryshe e kuptojnë masturbimin e fëmijëve të gjinisë femërore, ndryshe të asaj mashkullore.

Disa nëna konsiderojnë që ajo gjë është në rregull kur është fjala për djelmoshat, mirëpo shqetësohen kur mendojnë që një gjë diç të tillë e bëjnë edhe vajzat e tyre.

Ky është rezultat i shablloneve kulturore të cilat i ka pranuar shoqëria.

Lesli, nënë e vajzës 11-vjeçare, ka shkruar që e përkrah vajzën e vet në njohjen e trupit dhe është e lumtur që fëmija i saj po e njeh vetëm trupin e vet dhe jo ta njohë nëpërmjet ndonjë fëmije tjetër.

Fëmijëve duhet shpjeguar që sjellja e tillë është në rregull derisa bëhet në privatësi, assesi në vende publike.

Bisedat me fëmijët lidhur me seksin janë gjë normale dhe nuk bën assesi të jenë tema tabu midis fëmijëve dhe prindërve.

Njihni shpirtin e fëmijës tuaj dhe shpjegojani që është normale ajo që ndien, sepse ai tashmë është mjaft i hutuar dhe i turpëruar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat