4 mënyra për të reduktuar stresin dhe për të rritur produktivitetin

Life style

4 mënyra për të reduktuar stresin dhe për të rritur produktivitetin

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:59
Ilustrim

Stresi është një prej faktorëve kryesorë me ndikim shumë të madh negativ jo vetëm në jetën profesionale por edhe në atë personale. Nëse ju nuk gjeni mënyrën sesi ta mbani atë larg, atëherë ai shndërrohet në faktorin kryesor që ndikon në reduktimin e produktivitetit dhe nëse vazhdon t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë ai edhe mund t’ju vrasë në heshjte.

Sigurisht që ka strategji të ndryshme të cilat përdoren si nga njerëz shumë të  suksesshëm edhe nga disa të tjerë më pak të suksesshëm, që mundohen të reduktojnë stresin që i shkaktohet nga faktorë të ndryshëm duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e produktivitetit.

Më poshtë do të gjeni 4 prej mënyrave më efikase:

1. Rrisni prodhimin e endorfinës

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin janë ushtrimet fizike. Nuk ka mënyrë më të mirë dhe më efikase sesa aktiviteti fizik, gjatë së cilit trupi çliron endorfinë, e cila ndikon menjëherë dhe ju bën që të ndiheni sa më mirë dhe sa më pozitivë.

2. Mësoni të thoni “jo” më shpesh

Një nga gjërat më të vështira dhe që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të stresit dhe uljen e produktivitetit është fakti që për shumë njerëz si për ata që janë shumë të suksesshëm si për ata që janë më pak është frika ndaj të thënit “jo”. Dhe është pikërisht ky një prej ndryshimeve nga i cili duhet të filloni për të parë edhe zinxhirin e ndryshimeve të tjera pozitive që do t’ju ndjekin. Nëse ju nuk thoni “jo” dhe merrni përsipër detyra që nuk i përmbushni dot, i krijoni vetes stres, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e performancës dhe produktivitetit tuaj.

3. Ndihmoni dikë, tregohuni mirënjohës, jo egoistë

Një ndër gjërat që dëgjojmë më shpesh nga njerëz të ndryshëm është që janë shumë të ngarkuar me punë dhe nuk kanë fare kohë për t’u marrë me asgjë tjetër, sepse shumë prej tyre e mbartin me vete stresin e punës edhe në shtëpi. Kjo mund të jetë e vërtetë,  ju mund të keni shumë punë dhe ndiheni shumë të ngarkuar por kjo nuk do të thotë që ju të tregoheni deri diku egoist dhe të mendoni vetëm për veten tuaj sepse mund të ketë shumë persona të tjerë të cilët mund të kenë më shumë nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj. Merrni miqtë dhe familjarët tuaj në telefon, qëndrojini atyre pranë dhe mundohuni t’i ndihmoni dhe do ta shikoni që në fund do të ndiheni më mirë. Tregohuni mirënjohës ndaj të afërmve tuaj apo miqve tuaj dhe do ta shikoni që  jo vetëm ata por edhe ju vetë do të ndiheni më mirë dhe do të harroni që stresi ka qenë pjesë e juaja.

4. Tregoni më shumë të kujdes me ushqimin

Për shumë njerës të stresuar, “kundërhelmi” dhe ngushëllimi më i madh është ushqimi. Por fatkeqësisht konsumimi i produkteve të gabuara dhe aspak të shëndetshme. Prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm që kur jeni të stresuar të mos konsumoni produkte të tilla, por të mundoheni që ato t’i zëvendësoni jo vetëm me ushqime të shëndetshme por edhe duke u marrë me ushtrime të ndryshme fizike, p.sh të dilni për një shëtitje apo të praktikoni jogën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat