Nëse po veproni në këto 6 mënyra, atëherë po e tradhëtoni (me siguri) partnerin!

Life style

Nëse po veproni në këto 6 mënyra, atëherë po e tradhëtoni (me siguri) partnerin!

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:26
Ilustrim

Është ndoshta një nga format e pranishme që i trembemi më shumë kur dashurojmë. A është partneri besnik, a do të mund të jemi dhe ne po ashtu deri në fund të marrëdhënies? Edhe pse një pakicë beson të kundërtën, koha e ka vërtetuar se tradhëtia nuk falet.

Pse tradhëtojmë? Përpos librave e artikujve të ndryshëm, që përpiqen t’i shpjegojnë të gjithë arsyet e mundshme, në fund duket sikur gjithçka mbetet në kuadër justifikimi. Nëse flasim për aspektin fizik, ka ndodhur shpesh që tjetri të tradhëtojë me një person më pak të bukur se sa partneri që ka përkrah.

Nga ana tjetër, duhet ta dimë se tradhëti nuk do të thotë domosdoshmërisht të bësh seks me dikë tjetër. Nëse po silleni në ndonjë nga këto gjashtë mënyra, dijeni se po e tradhëtoni personin që keni përkrah:

1. Të flasësh me të huaj në rrjetet sociale.
2. Të kesh një adresë online për takime.
3. Të flirtosh me kolegun ose kolegen në punë.
4. Të shkosh në klub striptizmi.
5. Të flasësh me një ish-të dashur.
6. Të ndjesh për dikë tjetër, pa kaluar në akt fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat