29 vjeçari: Shefja e martuar më çmendi me seks, por më pas...

Life style

29 vjeçari: Shefja e martuar më çmendi me seks, por më pas...

Nga: Bota sot Më: 6 janar 2018 Në ora: 13:25
Ilustrim

Një djalë 29 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me shefen e tij, e cila është e martuar dhe ka një vajzë, përcjell Bota sot.

Ai thotë se shefja e tij nuk është e lumtur me burrin dhe seksi me të është mahnitës, por që ajo e injoron dhe e thërret kur të dojë, andaj ai ndihet se nuk po e respekton veten.

Rrëfimi i plotë:

Përfundova duke bërë seks me shefen tim në zyrën e tij, pasi ajo më kërkoi një natë që të qëndroja më vonë pas punës për t’ia rregulluar kompjuterin.

Ajo është si drogë për mua. Unë jam 29 vjet dhe jam tërheqës e këtë e vërej nga vëmendja që marr në klube të natës.

Ajo është 35 vjet dhe e kam fantazuar që kur jam bërë pjesë e ekipit të marketingut në kompaninë tonë online të rrobave.

Unë isha i caktuar që ta ndihmoja atë me website dhe që të isha IT i saj specialist.

Unë jam beqar por shefja ime është e martuar dhe ka një vajzë 2 vjet. Ajo nuk është e lumtur me burrin e saj. Një natë para se të shkoja në shtëpi ajo më pyeti se kur mund t’i bëja një favor që t’i rregulloja kompjuterin, pasi i gjithë ekipi i teknologjisë kishin shkuar.

Më mori vetëm pak kohë për të rregulluar dhe pasi e përfundova ajo më tha: “Të vonova, kështu që do të më lejosh të të qeras me një pije”.

Nuk po shkoja askund kështu që pranova dhe shpejt kuptova se kishim shumë gjëra të përbashkëta. Jetonim në të njëjtin vend dhe kishim qenë në të njëjtën shkollë. Gjëra shkuan aty ku donim dhe unë e ftova atë në banesën time.

Ajo më tha se jetonte një jetë të ndarë nga burri i saj dhe se nuk bënin më seks.

Papritur e ndjeva një urgjencë për ta puthur atë dhe ajo mu përgjigj dhe e kuptova se ajo donte seks.

Ajo filloi të më zhvishte dhe njësoj bëra edhe unë. Ajo kishte një trup të mahnitshëm.

Seksi ishte jashtë kësaj bote. Por të nesërmen ajo nuk më foli dhe në fund të javës e kuptova se ajo për të ishte një natë që do ta harrojë shpejt.

Më pas ajo më kontaktoi dhe më tha se kompjuteri i saj ishte thyer dhe sapo shkova ajo më preku seksualisht. Më pas kur të gjithë shkuan, ne bëmë seks në tavolinë në zyrën e saj.

Në javën tjetër ajo më injoroi. Ajo e di se mund të më ketë kur të dojë dhe ne bëmë sërish seks në banesën time. Ndjej se e kam humbur gjithë respektin për vete.

Përgjigja e psikologes:

Ajo po luan me dëshirat dhe emocionet tua. Nëse nuk dëshiron që të ndihesh kështu si i abuzuar apo që mund të rrezikosh punën, më mirë thuaj se ka përfunduar.

Ajo thotë se nuk është e lumtur me burrin e saj por ti ke vetëm fjalën e saj dhe ajo ka një fëmijë të vogël.

A ke në plan të kesh një familje të gatshme nëse ajo ndahet nga burri? Apo ajo është vetëm argëtim për ty. Sido që të jetë, ti po luan me zjarrin. Ajo ka nevojë që të zgjidhë problemet e saj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat