Rrëfehet pukjania: Burrit tim s’i ‘punon më’, por unë dua…

Life style

Rrëfehet pukjania: Burrit tim s’i ‘punon më’, por unë dua…

Më: 5 janar 2018 Në ora: 22:15
ilustrim

Një histori tronditëse është kjo e rrëfyer nga një grua, e cila dëshiron një fëmijë, por bashkëshorti i saj ka probleme. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Kam 8 vite martesë dhe burrin e kam 15 vite më të madh. Kështu u morëm me mblesëri dhe hajt mendova se duke qenë më i madh do kem familje më të pjekur.

Ama kam një problem shumë të madh me burrin. Ne jemi nga Puka, por jetojmë në Itali. Ku nuk jemi vizituar dhe fëmijë nuk po bëjmë dot.

Burri sot nuk bën dot fare marrëdhënie, nuk është në gjendje. Dikur e shtynim fëmijën me idenë sa të na dilnin dokumentat.

Hajt them me vete pa intimitet po rri, por nuk rri dot tërë jetën pa familje. Unë jam 35 vjeçe dhe po më ikën koha të kem një fëmijë.

Burrin e kam përzemër dhe më trajton mirë, por nuk di a mundem të rri dot pa fëmijë.

A ka ndonjë mjek të mirë në Shqipëri? Ju lutem çfarë më sugjeroni të bëjmë? Se po luaj mendsh.

Moralistat të mos na paragjykojnë, por të luten për mua që të kem një fëmijë.

Edhe pse më duket e pamundur sepse burri ka hequr dorë nga seksi”,- shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat