Histori e egër erotike: Shefi im më çmendi në seks, por më theu keq kur...

Life style

Histori e egër erotike: Shefi im më çmendi në seks, por më theu keq kur...

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një vajzë e re duket se ka rënë në ‘grackën’ e mashtrimeve për një vend punë më të mirë. Ajo provokoi shefin e saj me shpresën se nëse ata lidheshin ai do t’i jepte një vend pune më të mirë, por nuk ndodhi kështu.

Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”…

Letra e vajzës:

“E dashur psikologe…

Unë jam një vajzë e re, vetëm 20 vjeçe dhe punoj si dizenjatore me kohë të pjesshme në një kompani. Shefi im është rreth të 30-ve dhe është vërtetë shumë i bukur. Para disa kohësh ai filloi të më shkruante ne Facebook dhe unë ia ktheva me shpresën se mes nesh do të lindte diçka dhe kështu ai do të më ofronte një vend pune më të mirë.

Pas disa ditësh që flisnim ai më ftoi në një festë që organizonte kompania. Unë u kujdesa shumë për pamjen time që t’i bija në sy dhe ai më tha se vërtetë isha bërë e bukur.

Më pas ne ndamë një taksi për në shtëpi, por në mesin e rrugës ai më ftoi në apartamentin e tij. Unë pranova dhe sigurisht pasi shkuam në shtëpi bëmë seks.

Unë mendova se pas kësaj ai do të më kërkonte të lidheshim dhe të takoheshim prapë, por ndodhi e kundërta. Ai më tha që ky ishte një gabim dhe se nuk duhej përsëritur më.

Nuk di çfarë të mendoj…a do të bëhet ai i dashuri im?!”

Përgjigjja e psikologes:

“Nga situata që t’i përshkrove ai vërtetë nuk dëshiron që ta vazhdoni atë që nisët. Tregohu e zgjuar dhe shkëputu prej tij… le të shërbejë kjo herë si një mësim për ty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat