Femra, këto 6 gjëra nuk duhet t’i tregoni shoqes për lidhjen tuaj

Life style

Femra, këto 6 gjëra nuk duhet t’i tregoni shoqes për lidhjen tuaj

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 08:48
Ilustrim

Shoqja është personi më i afërt që mund të keni.

Ekspertët kanë veçuar rastet, ku duhet të tregoni kujdes për gjërat që i thoni mikes suaj, edhe për lidhjen.

Janë pikërisht këto 5 gjëra:

1. Mos i tregoni për çdo zënkë

Nëse i tregoni për çdo debat që bëni, kjo do tregojë se marrëdhënia juaj ka probleme. Edhe nëse kalon koha dhe ju martoheni, ajo do jua përmend rastet kur keni debatuar me partnerin.

2. Cili paguan

Duke i dhënë detaje, se cili paguan apo jo, do i jepni shumë material për lidhjen tuaj. Ndoshta, partneri juaj nuk ka pasur mundësi të paguajë një ditë, por kjo nuk do të thotë se ai ju shfrytëzon nga ana materiale.

3. Ai nuk pëlqen disa nga shoqet

Ju duhet të reflektoni se cila është arsyeja, që ai nuk  pëlqen shoqet tuaja, por nuk duhet të flisni për këtë temë. Mendohuni vet dhe pastaj dilni në përfundim.

4. Dyshimet që keni për të

Xhelozia është një ndër gjërat më normale në një lidhje, por mos i tregoni asaj çdo dyshim tuajin.

5. Dhuratën që nuk ju pëlqeu

Ndodh që ai ju ka blerë diçka që ju nuk e keni pëlqyer. Mos shkoni direkt t’ia tregoni shoqes, sepse do e turpëroni.

6. Marrëdhënien seksuale

Sado shoqe të ngushta të jeni, kur bëhet fjalë për marrëdhënien intime nuk duhet të tregoni shumë detaje. Gjërat personale duhet të jenë të fshehta dhe nuk duhet t’ja tregoni askujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat