Ja sa fëmijë duhet të lindni nëse doni të mbani një pamje joshëse

Life style

Ja sa fëmijë duhet të lindni nëse doni të mbani një pamje joshëse

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 00:07
Ilustrim

Një studim me mbi 500 njerëz i kanë gjykuar fotografitë e grave pas menopauzës dhe ka zbuluar se ato me familje më të vogla dukeshin më atraktive.

Këto gra i kishin ndarë në tri kategori, varësisht nga numri i fëmijëve që i kishin pasur: Gratë me 1-2 fëmijë; gratë me 4-5 fëmijë; dhe gratë me 7-9 fëmijë.

Ato të cilat i kishin lindur 7-9 fëmijë ishin gjykuar si më pak joshëse, më të vjetra në moshë dhe si më pak të shëndetshme.

“Ne, pas analizave dhe eksperimenteve, kemi parë se gratë të cilat e kanë kryer fazën e menopauzës dhe kanë pak fëmijë, duken më joshëse, më të reja dhe më të shëndetshme se gratë të cilat kanë shumë fëmijë”, kanë shkruar autorët e studimit.

Ky studim e mbështet edhe një studim të vitit të kaluar nga Universiteti Yale, i cili kishte sugjeruar se shtatzënia e shpejton plakjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat