Femrat, nganjëherë dëgjojnë krejt të kundërtën që ju u thoni

Life style

Femrat, nganjëherë dëgjojnë krejt të kundërtën që ju u thoni

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Se femrat janë krijesë e komplikuar nuk është ndonjë zbulim, por me disa fshehtësi është e lehtë t'i kënaqni.

Për të shmangur situata të tilla është mirë t’i dini disa gjëra të cilat i dëgjojnë femrat kur mashkulli i thotë.

Mashkulli thotë: Dukesh e lodhur

Femra dëgjon: Nuk dukesh tërheqëse

Një deklaratë e tillë te femrat tingëllon se ajo nuk është në shkëlqimin e saj më të mirë dhe se nuk duket mirë. Do të duhet të shpreheshit me një pyetje më subtile si: “A është gjithçka në rregull”?

Mashkulli thotë: Vërtetë je dobësuar

Femra dëgjon: Dikur ishe me mbipeshë

Femra e cila është munduar shumë dhe ia ka dalë t’i humb kilogramët shtesë kjo do të mund të tingëllon te se më parë nuk ishte e bukur. Më mirë t’i thoni “Dukesh fantastike”.

Mashkulli thotë: Dukesh mirë për – vitet që ke

Femra dëgjon: Dukesh mirë pa marrë parasysh vitet

Mosha e femrës është temë e ndaluar, kjo shkruan edhe në bonton. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shaka apo kompliment, kurrë mos përmendni moshën.

Mashkulli thotë: Çfarë ke bërë me flokët?

Femra dëgjon: Stili i ri i flokëve është katastrofë

Komentet si “dukesh ndryshe” apo “diçka ke ndryshuar tek vetja” lini thellë në kokën tuaj dhe mos lejoni të dalin nga aty. Femra këtë mund ta kuptojë si painteresim tuajin. Provoni me “ky stil të shkon për shtati”.

Mashkulli thotë: Mua më duken njësoj

Femra dëgjon: Nuk më intereson

Nëse femra ju pyet cila bluzë i shkon më mirë, përpiquni të thoni diçka. Madje edhe nëse është njësoj apo nuk vëreni dallimin. “Ajo e para të shkon më shumë” mjafton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat