Make up, 10 efekte shkëlqyese për sytë

Life style

Make up, 10 efekte shkëlqyese për sytë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Ilustrim

Nga vezullimi mbi qepalla, tek efekti metalik i vijëzuesve, për një vështrim plot dritë, ju sugjerojmë disa truke të vogla, sesi të dukeni bukur për festa. 

Mania e xixave

Provoni efektin e xixave nga ari tek argjendi, shkëlqyesit blu apo të kuq. Ato dhurojnë një pamje e cila gjithmonë bie në sy dhe ju bën të dukeni e parezistueshme.

Smokey eye të ndritshëm

Shtojini efektit të hijes një krem metalik duke e aplikuar atë në qendër.

Argjend i butë

A doni një sy jo shumë të rënduar? Zgjidhni një laps me pigment argjendi metalik dhe vizatoni një vijë në pjesën e sipërme dhe një tjetër në pjesën e poshtme.

Sy maceje

Nuk janë sy të zakonshëm maceje. Zgjidhni një hije të errët dhe më pas shtoni shkëlqyes me grimca ose luspa të vogla të ndritshme.

Make up i artë

Ari është ngjyra ideale e festave, ndaj provoni të zmadhoni konturin e syrit me një laps me ngjyrë ari me shkëlqim.

Shkëlqyes blu

Për të realizuar këtë grim, aplikoni një pluhur gri të errët mbi qepalla, pastaj shtoni të artin, e më pas atë ngjyrë argjendi, në fund efektin blu, për t’i dhënë shikimit thellëse.

Një prekje e kuqe

Krijo bazë me një hije midis kafes dhe vishnjes, duke e theksuar në qendër të syrit, e në fund shkëlqyes të kuq. Sekreti për të pasur një pamje të ndritshme? Baza  e shndritshme.

Në majë të qerpikëve

Zgjidhni të nxirrni në pah qerpikët duke rritur gjatësinë e tyre me qerpikë fallco, e më pas aplikoni mbi to grimca që shkëlqejnë.

Me luspa

Doni një pamje diskoteke? Kjo realizohet nëse shtoni luspa shkëlqyese në pjesën e jashtme të syrit. Mos kini frikë se do ta egzagjeroni, efekti duhet të jetë magjepsës.

Vijëzues i dyfishtë

Dy ngjyra, e zezë dhe e artë, për tre vijëzime. A doni ta bëni syrin të ndritshëm? Në fillim aplikoni të artën, pastaj të zezën e më pas krijoni një efekt të dyfishtë mbi qepalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat