6 “dhurata” që fëmijët me të vërtetë kanë nevojë në këto festa

Life style

6 “dhurata” që fëmijët me të vërtetë kanë nevojë në këto festa

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Çfarë duan fëmijët për Krishtlindje ? Por, natyrisht, dhurata. Shumë, aq sa shumica e tyre ditën tjetër, do të shihen në një cep të dhomës së tyre.

Pse në fund fëmijët, më shumë se dhuratat kanë nevojë për gjëra të tjera, më të rëndësishme.

1. ATA DUHET TË DALIN NGA SHTËPIA

Orët pas shkollës dhe para se të flejnë shpenzohen për lexim, aktivitete, ushqim dhe televizion. Në kohën e kremtimeve, shëtitjet në parqe, kopsht zoologjik… janë një mundësi për të dalë nga shtëpia.

2.ATA KANË NEVOJË PËR KOHË ME NJERËZIT QË DUAN

Merrni ato për akullore ose për një shëtitje në një park. Lexoni një libër me ta në shtrat, luani me ta në një tavolinë, përgatitini biskotat e tyre të preferuar. Nuk është aktiviteti që ka rëndësi, por koha që kaloni së bashku.

3. ATA DUHET TË NDIHEN TË LIDHUR ME TË DASHURIT E TYRE (P.SH. GJYSHËRIT)

Shkruani një email, një letër ose dërgoni një video për gjyshërit që janë larg ose për miqtë që jetojnë në një qytet tjetër. Distanca nuk ka rëndësi, sepse me ndihmën e teknologjisë ne mund ta eliminojmë atë.

4. ATA DUAN TË GJEJNË DIÇKA QË ËSHTË PËR TO (NJË LETËR)

Ndonëse e-mailet dhe përshëndetjet kanë zëvendësuar postën klasike, provoni të dërgoni diçka te fëmija juaj dhe të shihni gëzimin e tij. Me të vërtetë do të ngazëllehesh.

5. LEXONI MË SHUMË LIBRA

Është e vështirë për të gjetur kohë që fëmijët të lexojnë libra jashtë shkollorë. Kështu që mund të përpiqeni të keni një abonim në një revistë ose në një seri librash për fëmijë. Ata do të kenë diçka për të pritur çdo muaj dhe do të jenë të tyret.

6. JU DUHET T’I MBANI PREMTIMET TUAJA

Kur ju premtoni diçka, sigurohuni që ta mbani atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat