Gjatë ovulacionit femrat më vështirë mbajnë në mend

Life style

Gjatë ovulacionit femrat më vështirë mbajnë në mend

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 07:28
Ilustrim

Gjatë kohës së evolucionit femrat më vështirë përqendrohen, gjë që edhe kujtesa u është më e dobët.

Për këtë gjendje mendore përgjegjës është hormoni gjenital femëror estrogjen, i cili arrin nivelin më të lartë në atë periudhë, konstatojnë hulumtuesit e Universitetit Concordia në shtetin amerikan të Nebraskës.

Pos që është përgjegjës për aftësinë riprodhuese të femrës, estrogjeni posedon edhe cilësi antioksidante me të cilat ndikon në tru, duke penguar shfaqjen e proceseve të dëmshme.

Fatkeqësisht, gjatë plakjes dhe afrimit të menopauzës përqendrimi zvogëlohet fiziologjikisht, andaj është e lehtë të konstatohet cili është shkaku që pjesëtaret e gjinisë femërore në atë periudhë më vështirë mbajnë në mend, theksojnë hulumtuesit e Universitetit Cocordia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat