Vitet e krizës në martesë: Është zbuluar kur femrat më së shpeshti tradhtojnë partnerët

Life style

Vitet e krizës në martesë: Është zbuluar kur femrat më së shpeshti tradhtojnë partnerët

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 08:18
Ilustrim

Shkencëtarët sërish kanë provuar të zbulojnë se kur shfaqet kriza në martesë.

Derisa meshkujt tradhtojnë pas 11 vjetëve martesë, femrat më së shpeshti tradhtojmë shumë më herët.

Studimi i publikuar në revistën “The Journal of Sex Research”, ka zbuluar kur partnerët më së shpeshti kanë aventura jashtëmartesore.

Shkencëtarët kanë bërë dy hulumtime të ndara në të cilat kanë marrë pjesë 432 persona, nga të cilat secili është dashur të plotësojë pyetësorin lidhur me qëndrimet personale ndaj tradhtisë.

Njëkohësisht, ata janë deklaruar rreth asaj se sa është probabiliteti që, nëse u jepet rasti, edhe vetë të tradhtojnë partnerin.

Sipas të dhënave, është kuptuar që femrat në lidhje shumëvjeçare më së shpeshti tradhtojnë midis vitit të gjashtë dhe të dhjetë të martesës.

Për dallim nga ato, meshkujt tradhtojnë diç më vonë dhe zakonisht tradhtojnë pas vitit të njëmbëdhjetë të martesës.

Këto studime kanë treguar që ekzistojnë shumë faktorë të cilët të anketuarit i kanë penguar të bëjnë tradhti, nga të cilat më së shpeshti theksojnë respektimin e standardit moral dhe frikën nga divorci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat