Orgazma, aleatja më e mirë e bukurisë femërore! Ja disa nga përfitimet e saj

Life style

Orgazma, aleatja më e mirë e bukurisë femërore! Ja disa nga përfitimet e saj

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 23:49
Ilustrim

Orgazma është kulmi i kënaqësisë seksuale. Kjo është një nga ato të vërteta absolute që duhet të pranojmë të gjithë. Kjo kënaqësi sjell një sërë përfitimesh shëndetësore dhe zbukuruese që ndodhta nuk i kishit marrë me mend më parë. Ja disa nga përfitimet zbukuruese që vijnë nga një jetë seksuale eksituese:

Lëkurë e shëndetshme: Duke qenë se orgazmat lëshojnë oksitocinë (një hormon që përcjell kënaqësi) dhe ulin nivelet e kortizolit (që sinjalizon stresin), gjasat për zhvillim të puçrrave në fytyrë janë më të vogla nëse e shijoni rregullisht seksin me partnerin ose masturboheni, thotë grimierja Sandy Taylor. Orgazmat ju japin gjithashtu një rrezatim në fytyrë duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit dhe luftojnë aknet duke balancuar nivelet e hormonit.

Buzë më të plota: Edhe buzët përfshihen në rritjen e rrjedhjes së gjakut në fytyrë nga orgazma, kështu ato duken më të trasha dhe të fryra. “Duket sikur keni bërë një injeksion të buzëve”, pohon sërish grimierja.

Flokë më të shëndetshëm: Orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut edhe në skalpin e kokës. Si rrjedhim, forcohet më shumë rrënja e flokëve, bëhen më të shndritshme dhe më të gjata.

Dukeni më e re nga pamja e jashtme: Duke qenë se orgazma mban të ulët tensionin e gjakut, ajo ngadalëson procesin e plakjes. Orgazma rrit gjithashtu nivelet e estrogjenit, duke rritur kolagjenin. Duke bërë edhe një gjumë të rehatshëm, parandalohet shfaqja e rrudhave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat