14-vjeçarja: Ai vjen të bëjmë detyrat bashkë, u puthëm dhe tani duam të…

Life style

14-vjeçarja: Ai vjen të bëjmë detyrat bashkë, u puthëm dhe tani duam të…

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 17:47
ilustrim

Një adoleshente shkodrane thotë se ka ndjenja për shokun e saj të klasës. Madje ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë dhe këtë eksperiencë vajza e ka rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Jam një vajzë shkodrane, 14 vjeçe.

Për herë të parë po ndjej çfarë do të thotë të duash një person tjetër.

Kam ra në dashuri me shokun tim të klasës, që e kam edhe komshi në pallatin ku jetoj me prindërit edhe me 2 motrat.

Ai është shoku im më i mirë që prej kopshtit.

Ate e lejojnë të vijë në shtëpinë time për të mësuar bashkë sepse ai është i dobët në lëndët shoqërore se nuk ka durim të bëjë përmbledhje, kurse unë në Matematikë nuk jam aq e zonja sa ai.

Shoku, tani mendoj se e kam të dashur, qëndron për orë të tëra në shtëpinë time.

Ne jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, e kur mami im iku nga komshia se i kërkoi t’i maste tensionin, ne të dy u puthëm.

Po bënim detyrat e një moment nisëm të shiheshim në sy, qeshëm, ai më kapi dorën dhe pastaj mu afrua dhe më puthi në buzë.

Ishte gjëja më e ëmbël edhe pse nuk dija si të veproja.

U dridha e tëra dhe rrahjet e zemrës u dëgjuan në të gjithë dhomën.

I thashë se si ndihesha. Ai më tha se për mua do të bëjë gjithçka në këtë botë.

Jam shumë e lumtur. Shumë biles!

Unë uroj vetëm që të përfundojmë bashkë edhe familjet besoj do të gëzohen sepse njihemi familjarisht…

Kam rënë në dashuri dhe ai thotë se më dashuron me gjithë shpirt :D”, shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat