38-vjeçari shokohet nga ajo që sheh në telefonin e të fejuarës

Life style

38-vjeçari shokohet nga ajo që sheh në telefonin e të fejuarës

Nga: Bota sot Më: 29 tetor 2017 Në ora: 14:02
Foto ilustruese

Një burrë 38-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e tij me një femër 33-vjeçare.

Ai ka thënë se ka gjetur disa imazhe të të fejuarës së tij, duke bërë seks me ish të dashurin e saj dhe një çift tjetër dhe kjo gjë e ka traumatizuar, përcjell Bota sot.

Më poshtë rrëfimi i tij i plotë:

I gjeta fotot e të fejuarës time dhe të ishit të saj duke bërë marrëdhënie seksuale me një çift tjetër dhe unë nuk mund t'i fshij ato imazhe nga mendja ime.

Ndonjëherë shoh një vështrim në fytyrën e saj kur kemi marrëdhënie seksuale dhe më duket sikur shikoj fotot.

Unë jam 38 vjeçar, ndërsa ajo është 33 vjeç dhe ne kemi qenë së bashku për 18 muaj.

Ajo ishte në lidhje me ish të dashurin e saj për gjashtë vjet.

Ai ishte një humbës i plotë që kurrë nuk kujdesej për të apo vajzën e tyre, e cila është shtatë vjeçare.

Ne u takuam në punë dhe ajo e la atë brenda pak muajve për të jetuar me mua.

Bleva një Apple Mac për ditëlindjen e saj dhe ajo më kërkoi të fshij kompjuterin e saj të vjetër.

Për fat të keq, kam hapur një dosje të quajtur "Private".

Isha i befasuar pasi kurrë nuk kisha menduar se ajo ishte aq avantureske.

Ne biseduam për këtë dhe ajo tha se kishte pirë shumë alkool atë natë, por e gjitha kjo, ishte shumë e çuditshme.

Ishte diçka që burri i saj kishte dashur gjithmonë dhe ajo kurrë nuk do ta bënte përsëri.

Unë jam një djalë tipik dhe një treshe ka qenë gjithmonë një fantazi.

Nuk mund t’ia them këtë asaj, por as nuk mund t’i largojë këto pamje nga koka ime. Kjo më brengos shumë mua, por nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigjja e psikologes:

A është problemi juaj i vërtetë që nuk e miratoni atë të cilën e ka bërë ajo, apo që ju keni dëshirë të kishit qenë atje, apo që doni të organizoni diçka të ngjashme tani?

Ajo është personi që ju pëlqen pjesërisht si rezultat i përvojës së saj në jetë - dhe kjo përfshin zbulimin se asaj nuk i pëlqen të përfshijë të huajt në jetën e saj seksuale.

Dhe kjo vlen për shumicën e njerëzve. Shpesh ajo çon në dyshime dhe xhelozi.

Hiqni ato imazhe nga mendja juaj me foto të momenteve më të mira së bashku.

E-fletëpalosja ime “50 Mënyra për të shtuar argëtimin për seksin” ka shumë ide për dy./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat