Nusja e re gjithë ditën me telefon në dorë, burri i bën hatanë në mes të Fierit

Life style

Nusja e re gjithë ditën me telefon në dorë, burri i bën hatanë në mes të Fierit

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 16:25
Ilustrim

Një çift i ri ka debatuar me njëri-tjetrin ditën e dasmës.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak i sherrit mes tyre ka qenë fakti se nusja qëndronte gjithë kohën në telefon dhe ndante gjërat me shoqet e saj, ndërkohë që burri i fliste për të ardhmen. Gazetari tha se dhëndri ka dalë nga makina dhe i ka thyer telefonin nuses dhe me pas të dy kanë shkuar në dasmë.

“Një dhëndër ka debatuar me nusen e tij ditën e dasmës pasi ajo ishte gjatë gjithë kohës me celular në dorë dhe ndante gjërat me shoqet e saj. Burri ka ndaluar makinën, i ka marrë telefonin nuses dhe ia ka thyer dhe më pas janë nisur për në lokalin ku do të bëhej dasma. Ai vazhdonte t’i fliste për gjërat që do të bënin, ndërsa ajo ishte në telefon gjithë kohën”, tha gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat