Studim, çfarë ndodh me përmasat e vaginës nëse nuk bëni seks për një kohë të pacaktuar

Life style

Studim, çfarë ndodh me përmasat e vaginës nëse nuk bëni seks për një kohë të pacaktuar

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 23:06
Ilustrim

Në jetë, ka disa të vërteta universale që i qëndrojnë testit të kohës: Edhe pse mund të keni dëgjuar se të pasurit më pak marrëdhënie seksuale do të thotë “një vaginë më e ngushtë”, ekspertët thonë se kjo është e gabuar.

“Shumë njerëz në mënyrë të gabuar supozojnë se gratë që kryejnë më pak marrëdhënie seksuale kanë vagina më ‘të ngushta’ në krahasim me gratë që kryejnë më shumë marrëdhenie, por kjo është vetëm një keqkuptim”, pohon specialistja, Jennifer Wider. Muskujt e vaginës janë elastike. “Ata mund të kthehen në formën e tyre normale, pas marrëdhënieve seksuale dhe pas lindjes së fëmijës,” thotë Wider.

Vagina juaj ndryshon gjithashtu me kalimin e moshës. “Me kalimin e moshës, nivelet e hormoneve ndryshojnë dhe muret vaginale hollohen duke u bërë më pak elastike. “Lajmi i mirë është se muskujt e vaginës mund të ngushtohen duke i stërvitur ato me anën e ushtrimeve specifike, që njihen me emrin ushtrimet e Kegelit. Keto ushtrime janë tepër të thjeshta: mjaft të shtrëngoni vaginën njesoj siç bëni kur doni të mbani urinën. Mbajini muskujt të shtrënguar për 10 sekonda, pastaj lëshojini.Përsëriteni këtë disa seanca gjatë ditës. Nuk të lodhin, askush nuk e vëren dhe mbi të gjitha rezultatet do të jenë vërtet mbresëlënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat