Alkooli ju ndihmon të flisni më mirë gjuhë të tjera

Life style

Alkooli ju ndihmon të flisni më mirë gjuhë të tjera

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:17
Ilustrim

Sipas një studimi të ri, personat të cilët e flasin më shumë se një gjuhë kanë aftësi më të mira komunikimi të gjuhëve të huaja pasi e konsumojnë një apo dy pije alkoolike.

Hulumtuesit kanë studiuar 50 folës vendas të Gjermanisë, të cilët kishin qenë duke studiuar në Holandë dhe që së fundmi kishin mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe të flasin gjuhën lokale të tyre.

Pjesëmarrësve iu kishin dhënë një pije alkoolike dhe një pije jo alkoolike, dhe u ishte kërkuar të flisnin gjermanishten holandeze për disa minuta.

Bisedat e tyre ishin incizuar, ndërsa aftësitë e komunikimit në gjuhë të huaj ishin vlerësuar nga vendasit, të cilët nuk e kishin ditur se cilët pjesëmarrës kishin konsumuar alkool.

Hulumtuesit kishin zbuluar se ata të cilët kishin konsumuar sasi modeste të alkoolit kishin pasur theks më të mirë sesa kolegët e tyre esëll. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat