Sa duhet të prisni për të bërë seks që t’iu zgjatë lidhja përgjithmonë

Life style

Sa duhet të prisni për të bërë seks që t’iu zgjatë lidhja përgjithmonë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:12
Ilustrim

Kur është koha më e mirë për të filluar të bëni seks në lidhje? Përgjigja është më e komplikuar se ç’mendoni.

Një nga arsyet se përse është e vështirë ta caktoni kohën më të mirë për të bërë seks në lidhje është sepse nuk ka shumë hulumtime për këtë çështje.

Por, megjithatë, ekspertët kanë tri opsione për ju sa i përket periudhës që duhet të prisni për të bërë seks:

Opsioni 1: Pritni sa më shumë që mundeni

Në vitin 2010, Dean Busby, kishte kryer disa hulumtime të cilat kishin sugjeruar se aq më shumë që e vononi seksin në lidhje – veçanërisht nëse pritni deri në martesë – aq më e kënaqshme dhe stabile do të jetë lidhja juaj.

Opsioni 2: Pritni disa muaj

Hulumtues tjerë, thonë se duhet të prisni të paktën tre muaj për të filluar të bëni seksi.

Opsioni 3: Disa javë

Të dhëna tjera, duke u bazuar në përvojat e individëve, mjafton t’i shpenzoni 36 orë së bashku në total (pra disa javë) dhe jeni të gatshëm për të bërë seks. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat