Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm

Life style

Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 18:28
Ilustrim

Secilën herë që jeni ankuar se punët e shtëpisë pas kthimit nga puna e përditshme u shkaktojnë stres, keni pasur të drejtë.

Sipas hulumtimeve të reja, pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë pas punës, është ngjashëm i dëmshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Bëhet fjalë për atë se pastrimi pas kthimit nga puna pengon zvogëlimin e nivelit të kortizolit- hormonit përgjegjës për stres.

Të dhënat e grumbulluara nga analizimi i 30 çifteve kanë treguar nivele të ndryshme të kortizolit, varësisht se kush i ka kryer punët e shtëpisë.

Nëse punët i ka kryer mashkulli, niveli i kortizolit ka qenë më i ulët te femrat, ndërsa supozohet se kjo ka ndodhur për faktin se ato kanë menduar se gjithçka duhet të bëjnë vet.

Kortizoli te meshkujt ishte më i ulët kur ata nuk kishin pastruar dhe nuk kishin rregulluar, edhe atë jo vetëm që nuk kanë punuar, por edhe për faktin se e kanë ditur se nuk duhet të punojnë.

Niveli i lartë i kortizolit gjatë gjithë ditës ndikon negativisht në rezistencën tonë në sëmundjet fizike, ndërsa sipas disa studimeve tjera, mund të sjellë edhe deri te vdekja e mëhershme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat