Gabimet të gjuhës së trupit që ju bëjnë të dyshoni mbi ecurinë e një marrëdhënieje

Life style

Gabimet të gjuhës së trupit që ju bëjnë të dyshoni mbi ecurinë e një marrëdhënieje

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 00:52
Ilustrim

Gjuha e trupit është një mënyrë universale për të shprehur veten, duke ju lejuar të komunikoni pa fjalë gjëra të tilla si: "Të dua", "Më mungon" ose "Kam nevojë për hapësirën time" etj.

Ndërsa shpesh dëgjoni këshilla nga ekspertët e marrëdhënieve si të flisni me partnerin rreth temave të vështira, është më pak e zakonshme të dëgjoni këshilla se çfarë duhet të bëni me gjuhën e trupit në mënyrë që të mbani marrëdhënien tuaj të shëndetshme.

Gjuha e trupit është kaq e rëndësishme që mund të ndikojë në një marrëdhënie më shumë se fjalët dhe toni i zërit. Ja
gjestet fizike që dëmtojnë lidhjen tuaj.

1-Të shikoni në tjetër vend ndërkohë që partneri është duke folur me ju: Kur partneri juaj po përpiqet të ju bëjë një pyetje ose të tregoni një histori shikojeni atë drejt e në sy dhe jo televizorin. Në këtë mënyrë do i tregoni atij se jeni të vëmendshëm në atë që po ju thonë.

2-Nuk tregoni mbështetjen tuaj duke prekur apo përqafuar partnerin:  Mbajta e dorës, një përqafim, një prekje në supe etj. tregojnë se mbështetni partnerin tuaj kur ai ose ajo po kalon një kohë të vështirë.

3-Kur largoheni nga partneri përshëndeteni me dorë: Kjo mund të ndodhë vetëm në rastet kur jeni shumë të ngarkuar. Përshëndetjet me një përqafim apo puthje janë veprimi më i mirë që mund të bëni për lidhjen tuaj. Kjo është mënyra më e lehtë për të  komunikuar dashurinë dhe
vlerësimin tuaj për partnerin.

4-Rrotullimi i syve apo mbledhja e vetullave: Këto janë gjeste të fytyrës që tregojnë pakënaqësi, mërzitje dhe mosvlerësim të partnerit në atë që po thotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat