Ja pse puthja për femrat është më e rëndësishme se seksi

Life style

Ja pse puthja për femrat është më e rëndësishme se seksi

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:39
Ilustrim

Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç të tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë. “Asnjë fatkeqësi nuk mund të më ndodhë kur ajo më dhuron një puthje”, – këndonte poeti trubador Colin Muset, më 1400-n.

Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t’i jepte të drejtë. Një studim i kryer nga Universiteti i Vjenës, në fakt, ka nxjerrë si përfundim se puthjet e rregullta i bëjnë mirë shëndetit, njësoj si një ilaç. Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteriesh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj. Domethënia që ka puthja për femrat dhe meshkujt ka qenë temë e kërkimit të seksologes Ingelore Ebberfeld nga Bremeni.

Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi. Ka edhe më: dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë. Në përgjithësi, ato që thonin se puthnin me kënaqësi, ishin 56 për qind e femrave të pyetura, kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk puthen gjatë raportit.

Roli i syve gjatë puthjes
Duhet të bëhesh një puthës profesionist që ajo të mos ndihet e pasigurt të puthjet që jep. A do të vazhdosh të jesh në shkallën fillestarë apo do të bësh ai që ajo dëshiron? Asnjëherë mos harroni që puthja ka rolin kryesor në një marrëdhënie sentimentale. Nëse i dashuri ose e dashura juaj në momentin që puth thotë ‘Të dua”, kjo nuk do të thotë aspak se ai ose ajo di të puthë si një profesionist. Në fund të fundit, gjithçka në këtë proces, realizohet vetëm në sajë të lëvizjes së buzëve dhe jo të fjalëve. Roli i syve është mjaft i rëndësishëm kur puth dikë. Duhet ti mbash mbyllur sytë apo duhet ta shohësh në sy, kjo është një dilemë e madhe. Jepi fillimisht një puthje të vogël njeriut të zemrës duke e vështruar thellë në sy dhe më pas harro vështrimin duke u fiksuar tek buzët dhe efekti do të jetë marramendës.

Puthja nuk është vetëm çështje buzësh
Rrahjet e zemrës, 180 të rrahura në minutë. Presioni i gjakut: 150 mm. Zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyrë të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe qimet ngrihen përpjetë. Është ky efekti i quajtur “zemra në grykë”, i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat, ose siç konsiderohet rëndom, ai emocioni i fortë që provon njeriu sa pothuajse i del vetja jashtë kontrollit. Kjo është pra “puthja e parë”. Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve. Sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth”. Puthja është më seksi se çdo reaksion tjetër kimik dhe do të meritonte një kurs më vete në universitet.
Pëlqimi “pamor” duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë, që buzët afrohen, futen në punë hundët, të cilat thithin ferromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat