4 gjërat që duhet të diskutoni me partnerin përpara se të vendosni të fejoheni

Life style

4 gjërat që duhet të diskutoni me partnerin përpara se të vendosni të fejoheni

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 23:15
Ilustrim

Për shumë çifte është një hap démodé, të cilit i ka ikur koha, madje as që duhet konsideruar si shenjë e rëndësishme në vazhdimësinë e një marrëdhënieje, kurse për të tjerë është pararendës i martesës. Mirëpo shpesh njerëzit harrojnë se ky hap bashkon jetën mes dy partnerëve, zakonet, veset dhe çdo gjë tjetër. Prandaj përpara se të vendosni të fejoheni dijeni se disa gjëra do të ndryshojnë, prandaj është mirë t'i diskutoni këto gjëranë çift.

1.PARATË: Shumë prej nesh e kanë të vështirë të diskutojnë rreth pjesës financiare. Kjo gjë mund të sjellë ndjenja të turpit, sikletit por është një temë e rëndësishme që duhet trajtuar që në fillim. Shpenzimet, buxheti,kursimet,administrimi i tyre duhen diskutuar në mënyrë që të mos keni surpriza të pakëndshme më vonë.

2.FËMIJËT: Të gjithë kemi dëgjuar pyetje: A doni fëmijë një ditë? Nëse po, sa? Ardhja e një fëmijë në jetë nuk do të thotë vetëm t'i gjesh një emër të bukur apo se kush do çohet natën. Ai ka shpenzime të shumta që duhen menduar që nga rritja, veshja, shkollimi në të ardhmen, shtimi i familjes etj. Sigurisht që kur jeni në llimet e krijimit të një lidhje serioze duhet të diskutoni mendimet tuaj lidhur me këtë.

3.KARRIERA: Çfarë duhet të bëni kur puna juaj kërkon që të udhëtoni, të qëndroni me orë të gjata në zyrë, spital a fabrikë apo dhe ju ha shumë kohë? Është mirë të keni një kuptim themelor të asaj që ju dhe partneri juaj presin nga njëri-tjetri lidhur me punët aktuale apo ambiciet personale në karrierë në të ardhmen.

4.SEKSI: Seksi është i gjithëpranishëm në kulturën tonë. Shpesh partnerët ndihen në siklet dhe nuk e kanë të lehtë komunikimin mes tyre për seksin. Ndërsa aftësitë e komunikimit seksual përmirësohen, kështu do të jetë edhe cilësia e marrëdhënies tuaj. Duke folur për atë që keni frikë ju ndihmon ju dhe partnerin tuaj të kultivoni besimin dhe ndjeshmërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat