Rrëfimi i 29 vjeçarit: E dua të dashurën por problemi është tek seksi, andaj unë po...

Life style

Rrëfimi i 29 vjeçarit: E dua të dashurën por problemi është tek seksi, andaj unë po...

Nga: Bota sot Më: 28 shtator 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Një djalë 29 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë të cilën e do, por që nuk mund ta shijojë shumë seksin me të, përcjell Bota sot.

Djali thotë se ka qenë beqar për gjashtë vite dhe nuk ka bërë seks, ndërsa tani arrin orgazëm kur masturbon duke shikuar pornografi.

Rrëfimi i plotë i tij:

Bëj seks rregullisht me të dashurën time por nuk po mund të arrij shumë kënaqësi.

Fjala “anti-klimaks” më vjen në mendje.

Unë jam 29 vjet ndërsa e dashura ime është 25 vjet. Jam me të prej katër muajsh dhe e dua shumë.

Para saj unë kam qenë beqar për gjashtë vite dhe nuk kam bërë seks gjatë gjithë kohës.

Jam shumë i lumtur me të dashurën time, por nuk e kam ndjenjën e kënaqjes sikur kur e bëj atë punë vet.

Unë arrij më shumë kënaqësi dhe orgazëm kur unë masturboj duke shikuar pornografi.

E di se seksi duhet të jetë shumë më i mirë, por çka duhet të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Kjo nënkupton përfundim të lidhjes së gjatë të dashurisë, duke shikuar pornografi dhe duke e kënaqur veten.

Jepi një shans të dashurës tënde. Shikimi i pornografisë mund të ndikojë shumë keq në jetën reale seksuale. Mbi të gjitha nuk është proces i njëjtë. /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat