Femrat janë të fiksuara pas këtij detaji tek meshkujt

Life style

Femrat janë të fiksuara pas këtij detaji tek meshkujt

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:37
ilustrim

Të gjitha femrat kanë preferencat e tyre në lidhje me pamjen fizike të meshkujve. Disa i duan të gjatë, zeshkanë apo bjondë por është një detaj rreth djemve që i pëlqen pjesës më të madhe.

Sipas një studimi, u zbulua se 2/3 e femrave duan të dalin me meshkuj që kanë tatuazhe. Studimi u bazua në aplikacionin e takimeve ku 64% preferonin të kishin në krah dikë që e do artin e trupit.

Ndërkohë vetëm 39% e meshkujve duan që të jenë në lidhje me një vajzë që ka tatuazhe. Por, edhe gjinia mashkullore është e mendimit se tatuazhet e bëjnë një mashkull më tërheqës.

“Ne jemi surprizuar nga fakti i trendit të tatuazheve. Shumë nga përdoruesit tanë janë në kërkim të dikujt me piktura në trup,” – tha themeluesi i programit, Benno Spence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat