“Si më shkatërroi kushëriri që e doja si vëlla”, shkodrania rrëfen historinë e saj të hidhur

Life style

“Si më shkatërroi kushëriri që e doja si vëlla”, shkodrania rrëfen historinë e saj të hidhur

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:33
ilustrim

Ngacmimet seksuale që shkojnë edhe deri në abuzime brenda familjes janë rrëfyer në një histori tronditëse nga një vajzë shkodrane.

Ajo tregon për “ShkodraNews” se si në moshën 9-vjeçare është ngacmuar nga kushëriri i saj dhe traumën e pësuar ndër vite.

Rrëfimi i plotë:

Të gjithë fëmijërinë e kam kaluar më shumë në shtëpinë e gjyshes në një rrethinë të Shkodrës. Po ashtu edhe vëllezërit e motrat e mia, e të gjithë kushërinjtë e tjerë mblidheshim në shtëpinë e saj pas shkollës dhe rrinim atje derisa shkolla fillonte prapë. Luanim shumë. Po shumë krejt. Kam qenë shumë e afërt me djalin tim të tezes. Si një nga nipërit më të mëdhenj, e ndihmonte gjyshen të kujdesej për më të vegjlit. Por një ditë, teksa i isha ulur në prehër ai i tha tanve të largoheshin nga dhoma, duke thënë se kishte nevojë për qetësi nga zhurma e madhe që ne bënim. Por kur mbetem vetëm më puthi në gojë. Mbaj mend se isha vetëm 9 vjeçe.

Nuk bëra asgja, pasi mendova se ishte normale të silleshin kështu kushërinjtë. Kështu që e lashë të vazhdojë. Më merret dorën e nisi të më prekte dhe pjesë të trupit. Përsëri e lashë, sepse i pashë si gjeste që më donte shumë si kushërirë. Edhe pse më dukej e çuditshme që ai nuk bënte të njëjtën gjë me kushërirat e tjera. Madje ndjehesha e veçantë. Mendoj se kështu më ka bërë për rreth 1 vit.

Por një pasdite kur doja të flija më ndoqi në dhomën e gjumit dhe e mbylli derën. Pastaj u shtri në shtrat me mua e më kërkoi të heq të gjitha rrobat e mia. Ai ishte zhveshur si tani e mbaj mend skenën.

I thashë që në kurrë nuk ishim zhveshur për të fjetur. Nuk më shkonte mendja për keq se e para isha e vogël dhe e dyta e shihja si një vëlla të madh që kujdesej për mua. Por para se gjërat të avanconim gjyshja i bie derës e ai vishet shpejt e ma kërkon dhe mua të vishem shpejt dhe dolëm.

Di që gjyshja foli veç me të e prej asaj dite ai s’më ka prekur më me dorë.

I kam treguar motrave më vonë kur u rritëm dhe kanë qarë kur e kanë dëgjuar. Kanë të drejtë kur thonë që ai më ka ngacmuar seksualisht. Nuk i kam thënë kujt tjetër sepse edhe pse nuk i rri më afër, nuk dua të lëndoj gruan dhe fëmijët e tij. Tani për tani, mbështetja që kam marrë nga motrat e mikeshat e ngushta më ka dhënë besimin dhe guximin për të ecur përpara. Studiova psikologji për 5 vite e tani punoj me fëmijë. Madje isha gati edhe të ndaja makthin tim të fëmijërisë me botën, në mënyrë që fëmijët t’i mbrojnë nga grabitqarët seksualë që rrijnë brenda familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat