Sa mund të duroni pa seks

Life style

Sa mund të duroni pa seks

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 22:57
Ilustrim

Edhe pse disa njerëz aspak nuk e vërejnë këtë, është fakt që mungesa e seksit ndikon në shëndet dhe sjellje.

Cilat janë prioritetet tuaja

Seksi është padyshim i nevojshëm për organizmin e njeriut. Janë dy arsye kryesore për këtë nevojë: për riprodhim dhe për shoqërim. Mbijetesa bazohet në aftësitë njerëzore të jetojnë në grupe.

Këtu përfshihet edhe krijimi i lidhjeve romantike, nga të cilat disa janë më të shkurta e disa më të gjata dhe të këndshme. Pjesë e lidhjes intime mes dy njerëzve, padyshim që është akti seksual.

Si ju tregon organizmi se ju duhet seks

Njerëzit shumë lehtë mund t’i anashkalojnë sinjalet e organizmit të tyre për seks, për shkak të angazhimeve të shumta ditore. Më së miri është që të vështrohet se si mendimet negative dhe disponimi i keq zhduken pas marrëdhënieve seksuale.

Kini në mendje se seksi nuk duhet të përfshijë gjithmonë dy persona. Kjo do të thotë se edhe masturbimi është një opsion.

Sinjalet e mungesës së seksit

Sinjalet të cilat mund t’i vëreni për shkak të mungesës së seksit, janë nervoza, tensioni, migrena, stresi, mungesa e apetitit, mungesa e gjumit, ndjenjat kontradiktore për persona të caktuar, si dhe fantazitë e shpeshta seksuale që paraqiten natën.

Mungesa e jetës seksuale shkakton shumë reaksione, ndërsa në rastet ekstreme mund të sjellë deri te gjendjet shumë të rënda- skuqje, irritim, zemërim dhe të ngjashme. Personat e tillë mund të fillojnë t’i lëndojnë njerëzit afër tyre, duke qenë se nuk kanë arritur t’i lexojnë shenjat trupore.

Kur të arrini që në tërësi të jeni në gjendje që t’i njihni shenjat e trupit tuaj që ju flasin se keni nevojë për seks, do ta keni shumë më të lehtë që t’i kuptoni edh periudhat kur lajmërohen këto simptoma të pakëndshme.

Nëse e arrini këtë, atëherë do të mund t’i ndaloni ato. Intervalet dallojnë te personat e ndryshëm, por varen edhe nga faktorë të caktuar, siç është mosha, gjinia, mënyra e jetës, gjendja psikike, shtatzënia, menopauza e të ngjashme.

Mbi të gjitha, mundohuni të gjeni kohë dhe ta analizoni veten, nevojat dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë do ta kuptoni se çfarë duhet të bëni për t’u kthyer “në rrugën e duhur”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat