Burri im jeton me gruan tjetër, ndërsa një natë e kalon me mua dhe ...

Life style

Burri im jeton me gruan tjetër, ndërsa një natë e kalon me mua dhe ...

Nga: Bota sot Më: 11 shtator 2017 Në ora: 21:27
Ilustrim

E dashura psikologe unë kam një jetë të mirë seksuale me burrin tim dhe një djalë katër vjeqar e kemi së bashku, por unë shoh fotot e tij në Facebook duke dalë për pije me nënën e fëmijëve tjerë të tij. A është ende me të?

Ai dukej një djalë i bukur që kur u takuam. Unë po përpiqesha të shkarkoja një  biçikletë të vjetër. Ai ishte aq ndihmës dhe tërheqës. Isha më të vërtetë e kënaqur kur e pyeta nëse do të bëntë diqka atë mbrëmje.

Ne e kaluam natën në pijetore dhe më pas u kthyem në vendin tim për kafe. Dhe më ne nuk mund të rrinim larg nga njëri tjetri.

Kjo ndodhi gjashtë vjetë më parë. Unë isha 21 vjeq dhe ai ishte 33 vjeq.

Ai ende vjen një herë në javë dhe jeta jonë seksuale është fantastike, por ai vetëm një natë qëndron me ne, edhepse e di që djalit tonë i mungon kur ai nuk është përreth.

Ai e ka njoftuar familjen time dhe ata e pëlqejnë atë, por unë ende nuk kam njohur familjen e tij dhe kjo më shqetëson mua.

E dija qysh në fillim se ai kishte dy fëmije dhe ishte akoma me nënën e tyre, por supozova se do ta linte sapo të kishim ne një lidhje.

Jam shumë e mërzitur kur shoh fotot e tij në Facebook me gruan tjetër. Ndonjëherë pyes veten se qfarë mendon ajo ku shkon një natë në javë.

Gjithashtu më shqetëson se ai nuk bën asgjë me mua dhe djalin tonë si një familje. Sa herë e pyes për planet e tij për shpërngulje, ai ndryshon temën.

Unë nuk dua ta humbas atë këstu që pranoj gjërat sic janë, por më vjen keq për djalin tinë të vogël. Familje ime më pyet për të ardhmen dhe më sugjeron që ne duhet të jemi së bashku. Unë e urrej që duhet të ju shmangem pyetjeve të tyre.

Unë nuk mendoj se duhet të jem në këtë situatë pas gjithë kësaj kohe.

Unë ndonjëherë merakosem se gruaja e tij do të mësoj për mua dhe atëherë unë do ta humbas atë krejt.

Ai më thotë se më do, por nëse është e vërtë pse nuk largohet nga atje dhe të vij të jetoj me mua?

Psikologia përgjigjet: I dashuri juaj ka gjithqka që dëshirom. Pse duhet ta rrëmbejë barkën? Ju duhet të merrni shumë më shumë nga kjo lidhje dhe djali juaj meriton një baba të përkushtuar.

Sidoqoftë, këta fëmijët e tjerë nuk e meritojnë që babai i tyre të tradhtoj nënën e tyre.

Unë e kuptoj frikën tuaj se ai do të largohet, por ju duhet të përballeni me situatën dhe ta zgjidhni atë.

Është e dëmshme për fëmijët që të rriten në një situatë si kjo.

Ai ende mund të të shoh të dy familjet de një detyrim ligjor për të ndihmuar dhe mbështetur të dy, të paktën kur fëmijët të dinë të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat