Anën e errëta të një femre të vetmuar

Life style

Anën e errëta të një femre të vetmuar

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 14:13
ilustrim

Liria është gjë e mrekullueshme, mirëpo madje edhe ajo femra e vetmuar e cila më së shumti kënaqet me stilin e vet jetësor nganjëherë e kaplon ndonjë krizë.

Frika nga vetmia

Femra e vetmuar jeton me liri të plotë dhe gjithmonë është e rrethuar me miq, mirëpo kur thyhet disa mbrëmje në të cilat nuk ka shoqëri, sepse të gjitha kanë partnerë, edhe ajo në një çast pyet veten nëse është më mirë të ketë dikë pranë vetes.

Dembelia e sigurt

Të jesh pa obligime është gjë e mrekullueshme, mirëpo ndonjëherë mund të të bëjë thjesht dembele. Përse të lodhem dhe të përgatitem për të dalë, kur qëndrimi në shtëpi gjatë vikendit e veshur me pizhame më bën të ndihem më rehat. Mospërfillje.

“Nuk jam e detyruar t’i depiloj këmbët”

Mund të jetë lehtësi e madhe, mirëpo gjithmonë ekziston frika që disa ditë pa depilim të shndërrohen në disa muaj. Vajzat me stazhin më të gjatë të vetmisë e dinë për çka e kemi fjalën.

Kompromisi zero

Femra e cila është mësuar të jetë solo, është mësuar të bëjë çfarë të dojë kurdo që dëshiron, gjë që mund të jetë problem nëse ndonjëherë fillon një lidhje me një mashkull. Njëherë kur mësohesh për kompromisin zero, çdo kompromis është goxha i pakëndshëm.

Hamshoret e rinj janë këmbëngulës

Pas fazës së gjatë të vetmisë, çdo takim me bandillin e ri është i mundimshëm, sepse kërkon angazhim të madh. Vajzat e vetmuara shpesh heqin dorë nga meshkujt të cilët nuk u përshtaten menjëherë, ndërkaq edhe një shans tjetër u duket mundim i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat