Bukuria e femrës qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dera e zemrës së saj – Audrey Hepburn

Life style

Bukuria e femrës qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dera e zemrës së saj – Audrey Hepburn

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 22:40
Ilustrim

Bukuria e gruas nuk është në figurën e saj, por bukuria e vërtetë e gruas qëndron në shpirtin e saj. Ajo është përkushtimi i saj pa interes, dashuria që ajo e shfaqë, ka thënë aktorja legjendare.

Kur aktoren e famshme, bëmirësen dhe ikonën e modës Audrey Hepburn e pyetën për këshillat e saj për bukurinë ajo tha:

Për buzë atraktive, flisni me mirësi.

Për sy të bukur, gjeni atë që është e mirë te njerëzit.

Për linjë të mirë, ndani ushqimin me të varfërit.

Për flokë të bukura, lejoni fëmijët që me gishtat e tyre ti përshkojnë së paku një herë në ditë.

Për qëndrim të mirë, ecni me mendimin se kurrë nuk jeni vetëm.

Njerëzve, më shumë se gjërave, i duhet rinovim, rigjallërim, verifikim, gjykim; kurrë mos e refuzoni askënd.

 

Mbani mend, nëse ndonjëherë keni nevojë për ndihmë, e gjeni në skajet e secilës dorë tuaj. Duke u rritur, do të zbuloni se keni dy duar: njërën për të ndihmuar veten, kurse tjetrën për të ndihmuar të tjerët.

Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që veshë, figurën e saj apo frizurë.

Bukuria e saj qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dera e zemrës së saj, vendi ku dashuria pushon.

Bukuria e gruas nuk është në figurën e saj, por bukuria e vërtetë e gruas qëndron në shpirtin e saj. Ajo është përkushtimi i saj pa interes, dashuria që ajo e shfaqë.

Me kalimin e viteve rritet bukuria e gruas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat