Dy mënyra për flokë të shëndetshme brenda 20 minutave

Life style

Dy mënyra për flokë të shëndetshme brenda 20 minutave

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 07:05
Ilustrim

Avokado për t’i ushqyer flokët

Përbërësit:

– Një avokado

– Një lugë gjelle vaj ulliri

– Një lugë gjelle mjaltë

– Një vezë

I kombinoni këta përbërës dhe i përzieni derisa të fitoni një lëng. Lëngun e fituar e aplikoni në flokë dhe pritni 20 minuta.
Pasi të bëhen 20 minuta e bëni një dush me ujë të nxehtë.

Aloe Vera për flokë të buta

Përbërësit:

– Një fletë aloe Vera

– Një lugë gjelle vaj bajame

E copëtoni fletën e aloe Vera dhe e përzieni me vaj bajames.

Produktin e fituar e aplikoni në flokë dhe e vëni një kapuç të bërë nga polietileni. Pritni 20 minuta dhe pastaj bëni një dush me ujë të nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat