Çfarë ndodh kur nuk bëni më seks?

Life style

Çfarë ndodh kur nuk bëni më seks?

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Nuk ka asgjë që kontribuon më shumë për një humor më të mirë dhe ofron më shumë kënaqësi se një nga aktivitetet më të bukura në botë. Rëndësia e një jete seksuale të shëndoshë dhe të rregullt shpesh nënvlerësohet.

Më poshtë gjeni disa nga arsyet se përse ju nuk duhet të neglizhoni jetën tuaj seksuale duke parë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së bëri seks.

Sëmureni më shpesh

Nëse nuk keni marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë, sistemi juaj imunitar bëhet shumë më i dobët. Bakteret përhapen më lehtë në trupin tuaj dhe ju mund të ftoheni ose të merrni gripin më lehtë. Pra, vetëm duke pasur seks më shumë, ju mund të mbani ilaçet në dollap dhe të mos i konsumoni ato.

Niveli i stresit rritet

Seksi është një mënyrë e shkëlqyer për të zvogëluar nivelin tuaj të stresit. Seksi i rregullt zvogëlon sasinë e hormoneve të stresit dhe ju bën të ndiheni më të relaksuar në jetën e përditshme. Pa këtë ekuilibër të rëndësishëm, ju mund të bëheni një “bombë” e kurdisur!

Është më e vështirë që të eksitoheni

Është e vështirë të besosh, por e vërtetë. Nëse nuk praktikoni seksin rregullisht, është e vështirë për shumë njerëz që të eksitohen. Burrat mund të përjetojnë probleme me ereksionin dhe mund të jetë më e vështirë për gratë që të kenë një orgazmë.

Ëndrrat tuaja ndryshojnë

Disa njerëz vërejnë se nëse nuk kanë marrëdhënie seksuale të rregullta fillojnë të kenë ëndrra të çuditshme, të tilla si ëndrra duke kryer marrëdhënie seksuale ose duke arritur në orgazëm.

Me kalimin e kohës humbisni dëshirën për marrëdhënie seksuale

Nëse keni një pushim të gjatë në marrëdhënie seksuale, prodhimi i hormoneve seksuale zvogëlohet. Ju keni më pak dëshirë të keni marrëdhënie seksuale nëse keni pauzuar për një kohë. Përveç kësaj, epshi juaj do të jetë ndryshe. Dhe kjo është e gjitha për shkak të faktit që hormonet tuaja seksuale po zhduken ngadalë.

Ju do të ndjeni më shumë distancë me partnerin tuaj

Kur një çift në një marrëdhënie fle rrallë së bashku, distanca e tyre ndërpersonale bëhet më e madhe. Mund të filloni të keni ndjenja të pasigurisë në lidhje me partnerin tuaj dhe njerëzit e tjerë do të duken më tërheqës për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat