Historia e çiftit suedez - Kampionë, të bukur, të suksesshëm. Por një aksident do ndryshonte gjithçka

Life style

Historia e çiftit suedez - Kampionë, të bukur, të suksesshëm. Por një aksident do ndryshonte gjithçka

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 07:21
Victor dhe Anna

Historia e Victor dhe Anna është trishtuese. Ai është një kampion botëror në skicross (lloj skijimi), ndërsa ajo e dyta në botë për femra në të njëjtin sport. Pastaj një aksident i tmerrshëm ndryshoi gjithçka.

Çfarë çifti! Sportistë të suksesshëm, të dy të bukur dhe me një të ardhme të artë. Por në dhjetor të 2016 do të ndodhte diçka e tmerrshme. Mbretëresha e skicross Anna Holmlund do të rrëzohej me kokë gjatë stërvitjes, duke përfunduar në koma. Pas kësaj asgjë nuk ishte si më parë.

Victor Öhling Norberg është partneri i saj i jetës. Ai gjithashtu skicrosser. Pas aksidentit të Annës do të binte në një krizë të thellë. Ditët dhe netët ai do ti kalonte i ulur në shtratin e saj. Karriera e tij atletike larg. “Unë nuk dua të shkoj më tej.”

Skiatorja numër dy në botë Anna Holmlund do të zgjohej nga koma pesë muaj pas aksidentit. Pas zgjimit ajo mund të buzëqeshte dhe t’u përgjigjej pyetjeve të thjeshta.

Por skiatorja suedeze ka dëmtim të rëndë të trurit dhe duhet të mësojë gjithçka nga fillimi. Një rrugë e vështirë, një luftë brutale për tu rikuperuar.

“Unë mendoj se Anna nuk do të rrijë e shtrirë në shtrat gjatë gjithë kohës. Ajo do të dalë dhe do të skiojë përsëri” thotë Victor.

Image

Ai do të kthehej në skicross. Mori pjesë në Kupën e Botës në mars dhe fitoi medaljen e artë.

Kanë kaluar 9 muaj nga drama. Dhe skicrosserat janë në mes të përgatitjes për sezonin, i cili kulmon me Lojrat Olimpike në Korenë e Jugut.

Një sezon pa Anna Holmlund? “Mendoj për këtë gjatë gjithë kohës” thotë Victor, i cili tani është 27 vjeç.

Victor Öhling Norberg dhe Sandra Näslund janë shpresat e medaljes së suedezëve.

Në kampin e trajnimit në Idre të Suedisë, ata flasin për realitetin e ri pa Anna.

Image

“Natyrisht më mungon më tepër se kushdo tjetër. Ajo ishte një lidere dhe një spirancë në ekipin tonë kombëtar dhe dinamika e grupit u ndryshua pas aksidentit të tyre”, thotë Victor.

“Ky ishte një sezon i veçantë me shumë emocione dhe ndryshime të mëdha, mungon në stërvitje, ka një zbrazëti, ajo ka një rol të pazëvendësueshëm në gjithë karrierën time ” thotë Sandra Näslund.

Të dy dëshirojnë të shohin përpara, me objektiva të rinj sportivë për veten. Victor dëshiron të shkojë në Korenë e Jugut për të fituar mendaljen e arit për vete, por edhe për Annën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat