Njerëzit po pëlqejnë më shumë Facebookun se seksin

Life style

Njerëzit po pëlqejnë më shumë Facebookun se seksin

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 23:21
ilustrim

Njerëzit më përpara kanë qejf t’i kontrollojnë rrjetet e tyre sociale sesa të bëjnë seks në mëngjes, që të nisin ditën më mirë.

Një anketë gjeti se kontrollimi i Facebook dhe Twitter në mëngjes ishte më i popullarizuar tek njerëzit, sesa seksi në mëngjes – sidomos tek meshkujt.

Gratë në anën tjetër preferonin një puthje dhe një përqafim me të dashurin e tyre, në mënyrë që t’ia nisnin ditës mbarë.

Kontrollimi i celularit ishte një ritual i rëndësishëm i mëngjesit, me 23% të njerëzve që thanë se ndjehen më mirë kur i kontrollojnë aktivitetet e miqve të tyre në rrjete sociale.

Por, një në dhjetë njerëz thanë se preferojnë ta ndalin alarmin dhe të kthehen në gjumë për disa minuta shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat