Avionë, jahte dhe armë! Ja jeta e fëmijëve të pasanikëve shqiptarë

Life style

Avionë, jahte dhe armë! Ja jeta e fëmijëve të pasanikëve shqiptarë

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 14:50

Britanikja “The Sun” i ka kushtuar një artikull disa prej fëmijëve të pasur të Shqipërisë, marrë shkas nga faqja e Instagramit “The Rich Kids of Albania” ku postohen fotot e këtyre të fundit.

Image

Britanikja shkruan se këta adoleshentë dhe të rinj nga Ballkani janë fëmijët më të pasur të vendit, të cilët mburren për mënyrën e tyre të jetesës duke reklamuar në rrjetet sociale makinat luksoze, avionë e jahte private, tufa parash, por edhe armë.

Image

“Ashtu si fëmijët e tjerë të pasur, edhe shqiptarët gjithashtu kanë makina luksoze dhe modelet me të fundit të tyre. Por tronditëse është se si disa i shpenzojnë paratë për armë”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat