Të apasionuar pas seksit?! Ja çfarë ndodh nëse kryeni shumë mardhënie

Life style

Të apasionuar pas seksit?! Ja çfarë ndodh nëse kryeni shumë mardhënie

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 07:26
Ilustrim

Ndoshta jeni në një marrëdhënie krejt të re ose sapo keni bërë një udhëtim me partnerin ose po takoheni pas shumë kohësh. Pavarësisht arsyes, nëse ju bëni shumë seks mund të ketë një efekt anësor: një infeksion i traktit urinar.

Nëse ju keni këtë infeksion të mërzitshëm dhe të dhimbshëm nuk jeni vetëm. Mjekët e njohin atë si “cistitis i muajit të mjaltit”.

Mund të tingëllojë bukur, por ekspertët e përdorin këtë term për të shpjeguar tendencën e femrave për të pasur këtë infeksion pasi ka kryer marrëdhënie shumë herë.

Profesori i shkollës së mjekësisë në Yale School of Medicine, Mary Jane Minkin tha se: “Kur ju keni marrëdhënie seksuale, bakteret nga vagina mund të fërkohen në uretër, kur ajo shkon deri në fshikëz. Dhe kur kryeni marrëdhënie shumë herë në një periudhë të shkurtër kohe, ajo mund të ju bëjë më të ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve.”

Çfarë mund të bëni për këtë?

Minkin sugjeron lubrifikimin për të parandaluar irritimin i cili i tërheq më shumë infeksionet.

Po ashtu të shkuarit në tualet për nevojat tuaja personale përpara seksit mund t’ju ndihmojë.

Një mënyrë tjetër janë ekstraktet e boronicës të cilat i mbajnë infeksionet larg nga fërkimi me muret e fshikëzës.

Po ashtu mund të konsultoheni me mjekun për të marrë antibiotikë sa herë që kryeni marrëdhënie gjë që do të japë një nivel të lartë të antitrupave në urinë.

Mirëpo nëse keni shumë kohë me një infeksion të tillë, Minkin sugjeron një kontroll tek një mjek urolog në këtë mënyrë nuk do të jeni të detyruar të keni më pak seks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat