Meshkujt kur gjenden në afërsi të femrave, “hanë si kafsha“

Life style

Meshkujt kur gjenden në afërsi të femrave, “hanë si kafsha“

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 19:56
Ilustrim

Në shoqëri me femra të cilat u pëlqejnë, meshkujve u shtohet apetiti. Nëse nuk besoni, kushtoni kujdes se sa hani herën tjetër kur në darkë jeni me ndonjë bukuroshe, sepse me siguri do të ngopeni së ngrëni.

Deri te ky konkludim kanë ardhur hulumtuesit e Universitetit në Kornvel, duke vëzhguar 150 njerëz të cilët kanë ngrënë në një restorant italian, parim i të cilit është “çdo gjë që mund të hash”.

Kur “eksperimentuesit” përfunduan racionin, plotësuan anketën dhe theksuan se a janë të ngopur dhe si janë ndier gjatë ngrënies.

Konkludimi është ky: femrat kanë ngrënë të njëjtën sasi ushqimi, pa marrë parasysh se me kë kanë qenë ulur. Mirëpo, meshkujt jo. Kur kanë qenë në shoqëri të damave të cilat kanë dashur t’i impresionojnë, kanë ngrënë 93 për qind më shumë pica dhe 86 për qind më shumë perime sesa kur kanë ngrënë kur kanë qenë me pjesëtarë të gjinisë së tyre.

Autori i studimit, Kevin Kniffin, thotë se meshkujt hanë për t’u dëshmuar. Kështu që në mënyrë të pavetëdijshme sinjalizojnë përparësinë e vet biologjike, gjë që është paradoksale, sepse marrja e pandërprerë dhe e tepruar e ushqimit tregon tipin i cili femrave nuk u është atraktiv.

Mirëpo, me apetit të mirë meshkujt u dërgojnë sinjale femrave që janë të përshtatshëm dhe tolerantë ndaj ndryshimeve.

Megjithatë, ata të cilët shpesh dalin në takime, studiuesit i këshillojnë që të jenë të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që të kontrollohen dhe t’i shmangen shtimit të peshës trupore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat