Rrëfehet 24 vjeçarja: I dashuri më la pa asnjë sqarim, ndërsa tani kërkon seks sekret por...

Life style

Rrëfehet 24 vjeçarja: I dashuri më la pa asnjë sqarim, ndërsa tani kërkon seks sekret por...

Nga: Bota sot Më: 29 gusht 2017 Në ora: 14:00
Ilustrim

Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se i dashuri e ka lënë pas një viti, pa asnjë arsyetim, përcjell Bota sot.

Ajo dyshon se ka të bëjë me prindërit e tij, por që ai tani bën seks me të në fshehtësi dhe i thotë që të mos i tregojë askujt.

Rrëfimi i saj i plotë:

Ish i dashuri më ftoi për seks javën e kaluar, pas festës së ditëlindjes së babait të tij, por më tha që të jetë sekret. Çfarë mendon ai se jam unë?

Ne kishim një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme dhe u zhvendosëm të jetonin në një apartament para një viti.

Ai është 22 vjet dhe ishte hera e parë që ai nuk po jetonte në shtëpi me prindërit.

Unë jam 24 vjet dhe e ndryshova punën dhe shkova të jetoja me të.

E vetmja e metë ishte që atij i interesonte shumë se çfarë mendojnë të tjerët. Ai kurrë nuk donte që ta bënte dikë të ndihej keq, sidomos nënën dhe babain.

Mua më duhej të bëja shumë kompromise dhe të kaloja shumë kohë me familjen e tij.

Ne dilnim me ta në fundjavë për dreka. Një të shtunë para gjashtë muajsh ai e kaloi një orë me babain e tij duke biseduar.

Ditën tjetër më tha se do të më linte mua. Ky ishte një shok masiv. Ai nuk mund ta shpjegonte arsyen e kësaj. Që nga ajo ditë kurrë nuk e kam kuptuar.

Ai shkoi të jetonte me prindërit e tij dhe më la mua të merresha me shtëpinë. Tani jam duke jetuar vetëm, çka nuk kam dashur kurrë, shumë larg nga shtëpia ime dhe miqtë e mi.

Unë kam qarë për të dhe shpesh kemi përfunduar duke bërë seks. Unë isha atë për ty edhe pse më vriste ta shihja atë të mërzitur, e që më mërziste mua edhe më shumë.

Për disa muaj ne ende jemi duke u takuar për seks por ai thotë se nuk do asgjë më shumë.

Ai po i mban të gjitha kontaktet tona sekrete nga familja e tij.

Ai thotë se nuk do që askush ta dijë se ne ende shihemi.

Ish i dashuri im u deh dhe më shkroi duke më pyetur nëse do të shkoja me të për seks, por që të mos e dinte askush.

Ne bëmë seks sërish por ndihesha shumë e përdorur dhe i thashë atij që mos të më telefononte më.

Unë e dua shumë atë, por mendoj që nuk jam aq e fortë që ta zgjidh këtë situatë.

Përgjigja e psikologes:

Kush e di çfarë i ka thënë babai atij apo se çka kanë pasur kundër teje prindërit e tij, por nuk është në rregull që ai të ndahet nga ti e më pas të kërkojë seks sekret me ty.

E di se si ndihesh në raport me të, por ti po e inkurajon atë që të vazhdojë me këtë që po bën.

Thuaj që do të bësh seks me të vetëm nëse jeni në lidhje të hapur.

Ndoshta atij do t’i mungosh aq shumë dhe do të vendos që t’i lërë gjërat e prindërve.

Nëse jo, atëherë ti duhet të ndahesh nga ai./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat