Rrëfehet 28 vjeçari: Fqinja e martuar po më çmend me seks, por burri i saj...

Life style

Rrëfehet 28 vjeçari: Fqinja e martuar po më çmend me seks, por burri i saj...

Nga: Bota sot Më: 24 gusht 2017 Në ora: 14:40
Ilustrim

Një djalë 28 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me fqinjën e tij 25 vjeçare, e cila është e martuar dhe nënë e një djali, përcjell Bota sot.

Djali thotë se ajo nuk është e lumtur me martesën e saj dhe dëshiron që të zhvendoset të jetojë me të, por djali nuk është i sigurt për një hap të tillë.

Rrëfimi i tij i plotë:

Bëj seks me fqinjën time të parë dhe ajo dëshiron që të jetojë me mua por nganjëherë duket gabim.

Unë jam një djalë beqar 28 vjet, ndërsa ajo është 25 vjet. Ajo ka partner dhe ka një djalë 2 vjet. Ata janë zhvendosur afër meje para gjashtë muajsh dhe janë fqinj të mrekullueshëm.

E organizova një festë, pasi isha pranuar në punë. Ftova disa kolegë, miq të ngushtë dhe disa nga fqinjët, përfshirë edhe çiftin në fjalë.

Festa kishte filluar kur e pashë fqinjën duke ardhur vetë, me dy shishe verë.

Ajo tha se burri i saj kishte të punonte më shumë në punë dhe do të mungonte, por që djali i tyre ishte tek nëna e saj dhe iu duk në rregull që të vinte vetëm. Natyrisht që unë u pajtova.

Ajo dukej e mahnitshme. Ajo dukej shumë mirë dhe e relaksuar dhe shokët e mi u tërhoqën nga ajo si një magnet.

E gjitha që mendova me vete ishte: “Përse nuk shkoni të gjithë në shtëpi dhe kështu unë mund ta kem atë për veten time?. Disa orë më vonë të gjithë kishin shkuar dhe unë pastrova dhe e pamë veten të vetmuar.

Ajo po më ndihmonte të pastroja dhe i ofrova pijen e fundit. Nuk e di çfarë më ndodhi por unë e mora atë shkallëve dhe e dërgova në dhomën time të gjumit.

Ia hoqa rrobat, trupi i saj është perfekt. Ne bëmë seks të mahnitshëm dhe më pas u veshëm dhe u përshëndetëm.

Tani ne shihemi rregullisht ku flasim dhe bëjmë seks.

Nuk është gjithmonë lehtë sepse djali dhe burri i saj janë gjithmonë përreth.

Nuk na ka parë askush dhe as nuk dyshon por unë kam frikë se do të ndodhë. Ajo dëshiron që të zhvendoset të jetojë me mua. Ajo thotë se nuk është e lumtur me martesën e saj.

Çfarë duhet të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Sikur e thua, duket e gabuar.

Jam e sigurt duke e parë nga këndi yt se ka ndryshime të mëdha, në mes të pasurit seks të nxehtë me fqinjën tënde dhe të pasurit një familje me të  me partneren e fqinjit tënd të parë.

Derisa nuk je i sigurt se ajo është dashuria e jetës tënde, thuaj se të vjen keq që ajo ka krijuar shpresa të gabuara, por që ti je nuk je i gatshëm për një angazhim të tillë.

Thuaj se ajo duhet ta zgjidhë lidhjen me babain e djalit të saj, në një mënyrë ose tjetër, sepse më e mira për djalin e tyre është që të ketë një familje të lumtur.

Por kjo nënkupton që ta përfundoni aferën dhe ta shmangësh atë, në mënyrë që të provojë me të vërtetë me burrin e saj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat