A duhet të pimë kafe gjatë vozitjes?

Life style

A duhet të pimë kafe gjatë vozitjes?

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:10
ilustrim

Vozitësit dhe udhëtarët do të mbeten të zgjuar gjatë udhëtimit të gjatë nëse pinë lëngje të mjaftueshme dhe atë deri në dy litra për çdo gjashtë orë.

Rekomandimi vjen nga mjekët gjermanë, të cilët paralajmërojnë vozitësit të kenë kujdes se çfarë pinë derisa janë duke vozitur.

Doktori Markus Schmit thotë se gjatë vozitjes më së miri është të konsumohet uji, çaji ose lëngjet natyrale, në vend të kafeve.

Edhe pse kafeja, për shkak të sasisë së madhe të kafeinës, do t’ju mbajë të zgjuar, veprimi i saj megjithatë është i përkohshëm dhe vozitësit më vonë do të ndihen edhe më të lodhur.

Njësoj vlen edhe për sheqerin. Konsumimi i sheqerit shkakton rritjen e nivelit të tij në gjak, por më vonë do të pësojë rënie dhe udhëtarët do të ndihen sikur kanë më pak energji se sa më parë.

“Sheqernat e pemëve dhe perimeve ndihmojnë në parandalimin e oscilacioneve të tilla dhe ju mbajnë të zgjuar”, tha Schmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat