Seks para kameras: Si të përfitosh nga industria e miliardave

Life style

Seks para kameras: Si të përfitosh nga industria e miliardave

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 14:52
Është një treg 24/7, ku shumica e klientëve janë nga Amerika e Veriut ose nga Europa Perëndimore.

Para disa kohësh u raportuan së paku dy raste kur policia shqiptare ndërhyri duke bastisur disa banesa që përdoreshin nga vajza të reja për të bërë seks virtual.

Lajmi tërhoqi vëmendjen e mediave, që vizituan edhe banesat modeste që përdoreshin për seks para kamerave.

Por seksi interaktiv para kamerave është sektori me rritjen më të madhe në biznesin e pornografisë globale, raporton BBC.

Vetëm vitin e shkuar ky sektor ka gjeneruar rreth 3 miliardë euro.

Sipas BBC, mijëra vajza në Rumani punojnë si ‘vajza-kamerash’ nga studio të ndryshme ose nga shtëpia.

Është një treg 24/7, ku shumica e klientëve janë nga Amerika e Veriut ose nga Europa Perëndimore.

BBC ka vizituar një prej studiove ku organizohet ky biznes në Rumani.

Ajo njihet si Studio 20 dhe ka 40 dhoma për seks virtual.

Lana, e cila punon tetë orë në ditë, thotë se fiton rreth 4 mijë euro në muaj, thuajse dhjetë herë më shumë se rroga mesatare në Rumani.

Kurse studioja merr po ashtu 4 mijë euro nga puna e saj.

Në krye të piramidës së fitimeve është portali LiveJasmin, që transmeton videot. LiveJasmin merr 8 mijë euro.

LiveJasmin është transmetuesi më i madh në internet i këtij lloji, me 40 milionë përdorues çdo ditë.

“Shumicën e kohës bisedojmë. Ndonjëherë zhvishem, ka edhe masturbim,” thotë Lana.

Qëllimi është të mbash sa më shumë klientin online.

Por jo të gjitha modelet punojnë nga studiot.

Sandy Bell punon nga shtëpia. Ajo fiton rreth 100 euro në ditë.

“Shumica e tyre janë djem të mirë, jo të çmendur. Ka shumë prej tyre që kërkojnë dashuri. Ata duan lidhje,” thotë ajo.

Ndryshe nga prostitutat, Sandy Bell thotë se nuk shqetësohet për sigurinë e saj.

Partneri e di se çfarë pune bën, por prindërit e saj nuk e dinë.

Aktivistet feministe janë kundër këtyre praktikave, por Lana thotë se ky biznes i jep mjaftueshëm para sa për të rritur vajzën.

“Do e lë pas dy vitesh dhe paratë e fituara do i investoj në një biznes që sjell para për vendin,” thotë ajo.

“Unë po shes trurin, jo trupin,” shton ajo.

Nuk është gjithmonë kështu. Oana thotë se i dashuri e detyroi që të bënin video porno përpara kamerave.

Diçka e tillë është e paligjshme në Rumani, nëse një bashkull e një femër bëjnë seks përpara kamerave.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat