Nuse shtatzënë? Lexoni këtë udhëzues për një dasmë sa më të mbarë

Life style

Nuse shtatzënë? Lexoni këtë udhëzues për një dasmë sa më të mbarë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 07:54
Ilustrim

Nëse jeni një pritje të ëmbël, dhe po planifikoni të bëni dasmë, ne po ju sjellim disa këshilla shumë të vlefshme që do t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Koha që do zgjidhni për t’u martuar

Shumë nuse zgjedhin që të martohen në 3 mujorin e parë, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse nuk ju duket barku. Por ne ju këshillojmë që të martoheni në tre mujorin e dytë.

Lind pyetja përse? Ju këshillojmë këtë gjë sepse së pari në tre mujorin e parë rreziku i abortit është më i madh. Në atë periudhë ju duhet të jeni sa më të qeta, pa stres dhe duhet të pushoni shumë. Së dyti ngjyra e lëkurës suaj është më e plotë në tre mujorin e dytë.

Gjeni vendin e përsosur për ju

Ka shumë vende ku ju mund të mbani ceremoninë tuaj: në kopshte, restorante elegante, në bregdet.

Blini këpucët në minutën e fundit

Mund t’ju duket jo shumë normale, por është e vërtetë. Këmbët kanë tendencë të enjten gjatë shtatzënisë. Nëse i blini shumë më herët, ekziston rreziku që të mos iu bien më.

Mos vendosni unaza

Ashtu si dhe këmbët, edhe duart enjten gjatë periudhës së shtatzënisë, shkruan revista class. Të vendosësh unaza kur je një nuse shtatzënë nuk është një ide aspak e mirë.

Ushqimi

Kjo është ndër gjërat kryesore që një nuse shtatzënë duhet të zgjedhë me shumë kujdes. Ndoshta ajo është dita më e lumtur e jetës suaj dhe nuk mendoni për gjëra të tjera, por në raste të tilla mbani parasysh pasojat.

Zgjidhni një ushqim që do të jetë i lehtë për ju dhe siguroni që pjatës suaj të mos i mungojë asgjë nga pjata që kanë dasmorët, ose përndryshe do t’ju rrijë mendja aty. Ah, shërbeni alkoolin në pritje nëse dëshironi, por mos harroni të sillni disa shishe verë pa alkool për veten tuaj.

Fustani

Më i rëndësishmi për një nuse. E ke parasysh atë fustanin ngushtë pas trupi që të nxirrte në pah bustin e bukur? Harroje. Përpiqu të zgjedhësh një fustan të lirshëm, të lehtë dhe që ju bënë ju të ndiheni sa më rehat.

Nuk është aspak një pamje e bukur një nuse që është gjatë gjithë kohës duke rregulluar fustanin, aq më tepër për ju që prisni një fëmijë. Përpiquni të mos zgjidhni materiale të thurura dhe sateni pasi rrisin shanset e mbinxehjes dhe sikur do t’ju “mbysin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat