Çfarë është seksi indirekt?

Life style

Çfarë është seksi indirekt?

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 22:57
ilustrim

Kush ka fjetur me tetë partnerë, në mënyrë indirekte ka qenë në kontakt seksual me ta 2.8 milionë njerëz, duke u bazuar në të dhënat mesatare, mbi numrin e partnerëve dhe moshës së tyre.

E çuditshme, apo jo?

Kompania farmaceutike “Lloydspharmacy” e ka shpikur një makinë llogaritëse pak të frikshme që ju lejon të llogaritni me sa njerëz keni pasur kontakt seksual, dhe për të paralajmëruar përhapjen e sëmundjeve seksuale të transmetueshme, sipas “Daily Mail”.

Për shembull, kalkulatori tregon që gruaja tridhjetë-vjeçare që ishte me shtatë partnerë, përmes të tyre ka ardhur në kontakt seksual indirekt me më shumë se 2 milionë njerëz.

Në llogaritëse (kalkulator) futet mosha e përdoruesit, gjinia dhe numri i partnerëve seksualë.

Pastaj kërkohen informata mbi moshën e atyre partnerëve, dhe rezultati i përgjithshëm është marrë në bazë të statistikave mbi mesataren e numrit të partnerëve seksual që lidhen me seksin dhe moshën, si dhe ish-partnerëve të partnerit tuaj dhe kontakteve indirekte seksuale të tyre.

Pastaj procesi i llogaritjes përsëritet për pesë “gjenerata” të ardhshme të partnerëve dhe të shoqëruara me të dhënat e mëparshme, sjell numrin e përgjithshëm të “shkallës së ndarjes seksuale”, ashtu si e kanë quajtur shkencëtarët.

Shkalla seksuale e ndarjes, mbështetet në teorinë e “gjashtë niveleve të ndarjes”, sipas të cilit çdo dy njerëz në botë i lidh një zinxhir deri në gjashtë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat