A ka qenë gjithmonë kështu?
A është qëllimi i pushimeve verore që të konsumosh alkool, të shkaktosh rrëmujë dhe të bësh seks ku të mundesh?
Duket se për britanikët ka qenë kështu edhe shumë dekada më parë.
“The Sun” ka publikuar disa foto që tregojnë se turistët ishin të shfrenuar në resortin e Magalufit në Spanjë edhe në vitet ’70.
Megjithatë kohët e fundit çmenduria po njeh vetëm rritje.
Një faqe është hapur në FB për të turpëruar personat që e teprojnë gjatë pushimeve.
Në faqe postohen edhe foto të turistëve duke bërë seks ku të munden.
Disa thonë se kjo nuk është mënyra e duhur për të trajtuar problemin, por faqja është kthyer në hit.