A e keni ditur? Ilaçi më i mirë për pagjumësinë është…masturbimi

Life style

A e keni ditur? Ilaçi më i mirë për pagjumësinë është…masturbimi

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 21:09
Ilustrim

Përveç që është shumë i shëndetshëm për trupin tonë, njëkohësisht ndihmon që të hulumtojmë dhe të njohim më mirë veten.

Eliminon dhembjen

Masturbimi mund goxha mirë t’jua lehtësojë periudhën pas menstruacioneve, e cila, edhe ju do të pajtoheni, mund të jetë shumë e dhembshme dhe e ashpër.

Forcon sistemin e imunitetit

Gjatë periudhës verore, femrat shpesh kanë probleme me sëmundjet kërpudhore, ndërkaq masturbimi ju ndihmon të bëheni më të rezistueshme ndaj infeksioneve të mërzitshme.

Femrat “singël” më rrallë masturbojnë sesa ato që kanë partnerë

Edhe në shikim të parë duket krejtësisht e pabesueshme, mirëpo orgazmat pikërisht shkaktojnë varshmëri! Pikërisht nga kjo arsye, njerëzit të cilët rregullisht bëjnë dashuri, kanë nevojë më shpesh për orgazma.

Ilaç për pagjumësinë

A ekziston mënyra më e bukur që të bini në gjumë nga orgazma e mirë dhe e gjatë? Me siguri se jo, prandaj herën tjetër kur shtriheni në shtrat, ndërkaq gjumi assesi t’ju marrë, thirreni vetë, në mënyrën më “kreative”. Shpallni bojkot ilaçeve!

Rrezik nga infeksionet

Kjo mund të ndodhë nëse vagjina juaj bie në kontakt me pështymën. Për të mos ju ndodhur kjo, përdorni lubrifikant.

Orgazma pa përkëdhelje

Për dallim nga meshkujt, femrat në masë të madhe kanë përparësi, sepse mund të arrijnë kulmin e orgazmës pa prekje fizike. Natyrisht, nevojitet stërvitja, mirëpo mjaftojnë mendimet erotike që femrat të arrijnë orgazmën!

Përmirëson seksin

Ju ndihmon të krijoni vetëbesimin, ndërkaq masturbimi patjetër ndihmon në jetën seksuale. Pra, vetëm përpara!

Eliminon stresin

Relakson, qetëson dhe e largon depresionin. Jo, kjo nuk është reklamë më e re kompanive farmaceutike kundër depresionit, por ajo që gjithmonë mund ta “keni” te vetja – masturbimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat