Sa e prekni njëri-tjetrin brenda ditës? Ja sa është e nevojshme që të jeni çift i lumtur

Life style

Sa e prekni njëri-tjetrin brenda ditës? Ja sa është e nevojshme që të jeni çift i lumtur

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 22:28
Ilustrim

Hulumtimet kanë zbuluar që çiftet të cilat këmbejnë prekje së paku dy minuta në ditë – pa obligime dhe në vazhdimësi – janë shumë më të afërt me njëri-tjetrin.

Partneri i cili vendos të injorojë ato që e pengojnë apo e fyejnë partnerin tjetër vetëm sa do ta përkeqësojnë marrëdhënien.

Për funksionimin e suksesshëm të lidhjes janë të nevojshme vetëm 22 minuta në ditë (20 minuta bisedë + 2 minuta kontakt fizik). E dyta, kërcënimi i madh për lidhje dhe afërsinë janë grindjet e pazgjidhura dhe ndjenjat e lënduara.

Partneri i cili vendos t’i injorojë ato që e pengojnë apo e lëndojnë partnerin tjetër vetëm sa do ta përkeqësojnë marrëdhënien. Biseda në të cilën të dy palët do t’i paraqesin të gjitha motivet e tyre që të bëjnë diçka, si edhe bisedojnë për emocionet, është mënyra e vetme për çlirimin nga tensionet e akumuluara ndërmjet partnerëve. Kur jeton me dikë me vite të tëra, kjo do të thotë që ia keni treguar tashmë të gjitha gjërat nga jeta e juaj, gjithashtu edhe ai juve. Prandaj e vetmja mënyrë për avancimin e lidhjes është përfshirja e aktiviteteve të reja të përbashkëta në jetë. Natyrisht, është e domosdoshme që një kohë të caktuar t’i përkushtoheni vetëm vetes dhe gjërave të cilat vetëm juve ju interesojnë. Këmbimi i tregimeve mbi përvojat të cilat i keni përjetuar, pavarësisht nga njëri-tjetri, do ta freskojë lidhjen tuaj.

Kjo do t’ju ndihmojë që sërish ta shikoni partnerin tuaj, si edhe ai juve, në dritë tjetër dhe jashtë lidhjes.

Nga ana tjetër, nëse vazhdimisht e shikoni partnerin në rrethana të njëjta (p.sh., në shtëpi, në i ulur para televizorit etj.), ai por dhe lidhja e juaj, do t’ju bëhem monotone. Prandaj, shkoni bashkë në drekë gjatë javës së punës, apo dilni me të dhe me kolegët e tij në mënyrë që të shihni se si po sillet ndaj tyre (posaçërisht si po sillet ndaj femrave të tjera).

Në fillim, kjo mbase do t’ju duket e çuditshme dhe e pakëndshme, por është e domosdoshme. Asgjë nuk mund të shpejtojë ritmin e rrahjes së zemrës sikur kur të shihni që kur femra tjetër flirton me partnerin tuaj. Vetëm kujdesuni që ai saktë të dijë se çka mundet, dhe çka nuk mundet të tolerojë. Aktivitetet e reja, si edhe bisedat lidhur me këto situata, aktivizojnë prodhimin e hormoneve të cilat do t’ju bëjnë që të ndiheni mirë.

Andaj, veproni bashkë në disa gjëra të reja dhe shumë shpejt do të ndiheni si në fillim të lidhjes. Pikërisht për këtë shkak, shumica e çifteve sërish dashurohen pas pauzave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat