Aventurat verore: Seksi në det – ide e mirë apo e keqe?

Life style

Aventurat verore: Seksi në det – ide e mirë apo e keqe?

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 20:32
Ilustrim

Shumica fantazojnë seksin në det, mirëpo aventura e këtillë verore mund t’u kushtojë me shëndet.

Aspak më i mirë nuk është edhe seksi në pishina, ndërsa këto janë shkaqet përse nuk do të duhej t’i praktikoni.

Uji shpëlan lubrifikantin natyral

Nëse nuk përdorni lubrifikant, seksi juaj mund të bëhet jo vetëm i pakëndshëm, por edhe i rrezikshëm për shëndetin.

Uji shpëlan “lubrifikantin tuaj natyral” dhe seksi mund të jetë i dhembshëm për të dy partnerët.

Prezervativët dhe uji nuk shkojnë bashkë

Edhe pse shumica e prodhuesve thekson që prezervativët e tyre janë rezistues ndaj ujit, kjo nuk do të thotë që në rrethana të tilla të jenë të dobishëm plotësisht as të mirë për shëndetin.

Aq më tepër, shkencëtarët konstatojnë që klori në pishina mund të dëmtojë prezervativët dhe të ulë efektin e tyre. Veç kësaj, nuk është paraparë që prezervativët të vihen derisa të jeni në ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat